Analizat e organizatave joqeveritare, të cilat në fokus kanë kujdesin ndaj ambientit jetësor, kanë nxjerrë në pah se Maqedonia si shtet, për të plotësuar standardet për ruajtjen e ambientit jetësor në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, duhet të ndajë 2 deri në 4 miliardë euro, në të kundërtën vendi gjithnjë e më shumë shdërrohet në një deponi të madhe me shumë zona, që paraqesin gangrenë ekologjike.
Ndërkohë që Ministria e Ambientit Jetësor nuk ka të dhëna konkrete se sa mjete i duhen Maqedonisë për zbatimin e direktivave evropiane, sa i përket ambientit jetësor.
Por, nga ky dikaster thonë buxheti për plotësimin e standardeve evropiane në shumë fusha, është në rritje të vazhdueshme.
Ana Colloviq-Leshovska nga organizata qytetare “Eko Svest”, për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet të formohet një fond i veçantë ku do të grumbullohen mjetet që qytetarët paguajnë përmes pagesës së tatimeve gjatë regjistrimit të veturave, shitjes së duhanit, paratë që mblidhen nga gjobat për mosrespektimin e ligjve për ruajtjen e ambientit jetësor etj, në mënyrë qytetarët të kenë qasje të drejtpërdrejtë në institucionet përkatëse, për të mbikëqyrur se si do të shpenzoheshin këto mjete.
“Në këtë font të veçantë, do të duhet të grumbullohen të gjitha taksat që mblidhen mbi bazë të kujdesit jetësor, të cilat do të destinoheshin për më shumë projekte konkrete, të cilat janë të nevojshme”.
“Për të plotësuar standardet dhe direktivat, të cilat kërkohen nga Bashkimi Evropian, e që kanë të bëjnë me cilësinë e ambientit, Maqedonisë i duhen 2 deri në 4 miliardë euro”, thekson Colloviq-Leshovska.
Arianit Xhaferi nga organizata ekologjike, “Eko Guerila”, për Radion Evropa e Lirë thotë se autoritet e vendit, si të pushtetit vendor dhe atij qendror, sa për sy e faqe hartojnë më shumë projekte, që kanë të bëjnë me planifikimin e shfrytëzimit të resurseve natyrore, menaxhimin e mbeturinave si dhe cilësinë e ajrit. Por të njëjtat, sipas tij, mbahen në letër, sepse mungojnë mjetet konkrete për zbatimin e këtyre masave.
“Besoj se shteti dhe autoritet e institucioneve përkatëse, jo vetëm që do të duhet të ndajnë mjete financiare në funksion të minimizimit të problemeve ekologjike, por duhet të sigurohen mjete për t’i hequr fare problemet e shumta që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit jetësor, me theks ndotjes së ajrit, sepse kjokushton shumë miliona si kosto materiale sa i përket shërimit të sëmundjeve kronike tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat e moshuar”, thotë Xhaferi
Ndërkaq, Sllobodan Najdoski ekspert i ekonomisë, thotë se qytetarët e Maqedonisë bombardohen me informacione se sa shumë është i kushtueshëm plotësimi i standardeve ekologjike, ndërkohë që shumë më pak u tregohet atyre për përfitimet .
“Ekonomia e Maqedonisë mund të përfitojë shumë nëse arrin të ndërtojë deponi me standarde evropiane, ku do të angazhohen subjekte të caktuara, të cilët mbeturinat do t’i transferojnë në energji”.
“Më pas, komunat gjithnjë e më shumë duhet të mendojnë për projekte grandioze, siç është ngitja e stacioneve filtrues për lumenjtë, për çka BE ndan mjaft fonde dhe Maqedonia shumë pak ka përfitua nga këto fonde”, vlerëson Najdoski.
Në bazë të analizave të organizatave joqeveritare, ekonomia e Maqedonisë, si pasojë e mosrespektimit të standardeve ekologjike, në nivel vjetor pëson dëme në vlerë prej 253 milionë eurove, ndërkohë që si rrjedhojë e ndotjes së ajrit, në Maqedoni vdesin 1 mijë e 300 persona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pensionet e marsit më të larta për 2.500 denarë, rritje do të kenë mbi 300 mijë pensionistë

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Veliaj akuzon Dadon: Përndjekësi i familjes më ka ndaluar çdo takim, është vegël e Berishës

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe