Mahmoud Dahoud është një nga lojtarët më të talentuar te Borussia Monchengladbach.

Që nga vera e kaluar për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane.


Pas Juventusit dhe Arsenalit, për ata kanë shfaqur interesim të vazhdueshëm edhe Liverpooli e Borussia Dortmundi.

Sipas Daily Mail, Jurgen Klopp i ka kërkuar Reds të lëvizin shpejt, pasi BVB janë vënë seriozisht pas lojtarit.

Çmimi i lojtarit është rreth 30 milionë euro.

Për atë ka shfaqur interesim edhe Real Madridi, por gjithmonë në rast se largohet James Rodriguez. /Telegrafi/

telegrafi sport app