LAJMI I FUNDIT:

Shuhen pothuaj tërësisht zjarret në Stankaj të Rugovës

Shuhen pothuaj tërësisht zjarret në Stankaj të Rugovës

Zjarri i cili ka filluar mbrëmjen e së premtes në Rugovë të Pejës ka arritur të lokalizohet në masë të madhe. Sipas zyrtarëve nga Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, përkundër që në disa vatra vazhdojnë të jenë aktive, është arritur të shuhet  90% e zjarreve.

Drejtoria e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” së bashku me ekipet e zjarrfikësve, tash e tre ditë po përballen me zjarret në Rugovë, gjegjësisht në rajonin e Milishevcit afër fshatit Stankaj.

Muhamet Shoshi nga Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” ka thëne se përkundër angazhimit të vazhdueshëm për lokalizimin e zjarreve dhe fikjen e tyre, disa vatra ende janë aktive.


“Gjendja momentale në fshatin Stankaj është përmirësuar ndjeshëm. Zjarri thuajse është lokalizuar 80%. Mund të them se zjarri është nën kontroll”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Muhamet Shoshi.

Shoshi theksoi se për të menaxhuar këtë situatë është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me njësitë e emergjencave .

“Me forcat e zjarrfikësve të Pejës dhe me punëtorët e Drejtorisë së Parkut Kombëtarë kemi arritur ta lokalizojmë zjarrin. Në ndihmë na kanë ardhur edhe Agjencia e Pyjeve të Kosovës në kudër të Ministrisë së Bujqësisë”, shtoi më tej Shoshi, përcjell Telegrafi.

Se zjarri ka arritur të lokalizohet në masë të madhe, e thotë edhe Blerim Husaj  Udhëheqës i ndërrimit te Zjarrfikësve ne Pejë.

Vazhdojnë zjarret në Stankaj të Rugovës, era e tymit ndjehet edhe në Pejë
Lexo po ashtu Vazhdojnë zjarret në Stankaj të Rugovës, era e tymit ndjehet edhe në Pejë

“Natën ka qenë gjendja më stabile pasi koha ftohet. Gjatë ditës janë aktivizuar përsëri vatra të zjarrit. Njesia prej nëntë vetash kanë dalë në terren dhe po punojnë sa po munden”, thotë Blerim Husaj

Sipas Shoshit është konsideruar edhe kërkesa për ndihmë nga KFOR-i,  mirëpo pas një vlerësimi të situatë në teren, deri më tani nuk është paraqitur nevoja për të kërkuar ndihmë nga ana e tyre./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Politikë
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Kalo në kategori