LAJMI I FUNDIT:

Shtylla elektrike po rrezikon jetën e tyre – banorët e fshatit Topliqan të Lipjanit thonë se janë në hall

Shtylla elektrike po rrezikon jetën e tyre –  banorët e fshatit Topliqan të Lipjanit thonë se janë në hall

Një shtyllë elektrike po rrezikon jetën e banorëve të fshatit Topliqan komuna e Podujevës.

Nga fotografitë që një banorë i këtij fshati ka dërguar në adresë të Telegrafit, shihet se shtylla elektrike është gati të rrëzohet.

Sipas tij, gjendja e kësaj shtylle ka më shumë se 12 ditë që ndodhet kështu.


“Ne kemi lajmëruar disa herë policinë dhe KEDS-in por nuk kanë ndërmarrë asgjë për evitimin e këtij problemi. Banorët janë hall dhe nuk po din ku të drejtohen”, ka thënë ai për Telegrafin.

Shtylla e cila po rrezikon këta banorë ndodhet në afërsi të xhamisë së këtij fshati ku frekuentimi nga njerëzit në këtë pjesë është i madh. /Telegrafi/