Republika Çeke ka një muaj që është në gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria më 25 nëntor, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Kjo ka rikthyer kufizimet e ashpra për të përmirësuar gjendjen me virusin.
Të mërkurën më 22 dhjetor, qeveria njoftoi se një sërë masash tjera do të hyjnë në fuqi që nga 29 dhjetori.
Sipas këtyre masave, në festat e Vitit të Ri lejohen jo më shumë se 50 persona dhe të gjithë pjesëmarrësve duhet t’u kontrollohen certifikatat e COVID-19.
Nga 29 dhjetori deri më 2 janar, në tavolina të restoranteve nuk mund të ulen më shumë se katër persona, me përjashtim të atyre që janë nga e njëjta familje.
Në ngjarjet kulturore lejohen maksimum 1 mijë njerëz, kurse në të tjerat ku njerëzit nuk ulen në karrige, nuk lejohen më shumë se 100 persona.
Sipas institucioneve shëndetësore çeke, numri i rasteve të reja me koronavirus ka filluar të bie.
Përqindja e popullsisë çeke që ka marrë dy dozat e vaksinës është 61.4 për qind, krahasuar me 67.8 për qind për të gjitha shtetet e BE-së.
Nga 22 nëntori, vetëm personat që janë vaksinuar ose janë shëruar nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit lejohen në restorante, hotele dhe tubime masive.
Njerëzit që kanë marrë një dozë vaksine dhe fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç kanë nevojë për një test PCR jo më të vjetër se 72 orë kur hyjnë në vende të tilla. Po ashtu kërkohet testimi javor në kompani për punonjësit e pavaksinuar.
Maskat vazhdojnë të jenë të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura, përfshirë vendet e punës dhe në transportin publik.
Në dy javët e para të vitit të ri, nxënësit dhe stafi i shkollës do të testohen dy herë në javë nëse janë apo jo vaksinuar apo kanë qenë të infektuar me COVID-19 në gjashtë muajt e fundit. Testimi do të bëhet çdo të hënë dhe të enjte. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin