LAJMI I FUNDIT:

Shtirja se po flinte, buzëqeshja ironike dhe gjesti i dylbive – talljet e Bale nga banka rezervë

Shtirja se po flinte, buzëqeshja ironike dhe gjesti i dylbive – talljet e Bale nga banka rezervë
(Foto: Screenshot/Twitter/ODDSbible/Football Tweet)

Gareth Bale ka rrezikuar një përçarje më të madhe me tifozët e Real Madridit, pasi e ka bërë gjestin e ‘dylbive’ nga banka rezervë gjatë ndeshjes kundër Granadas.=

Me fitoren prej 2-1, Los Blancos i janë afruar shumë titullit të La Ligas këtë sezon, që do të ishte i dyti për uellsianin gjatë qëndrimit shtatëvjeçar te klubi madrilen.

Megjithatë, anësori ka nxitur reagime të tjera me gjestet e të hënës mbrëma, që vijnë pas kritikave që i kishte marrë në sfidën e të premtes kundër Deportivo Alavesit, kur ishte shtirur kinse po flinte me fytyrën e mbuluar me maskë, derisa në fund të takimit kishte dhuruar një buzëqeshje ironike.


(Foto: Screenshot/EPA/Getty Images/Twitter)

Meqenëse nuk u inkuadrua në lojë nga Zinedine Zidane, Bale u kujdes që të tërhiqte vëmendjen nga banka rezervë.

Maska në sy dhe buzëqeshja ironike ndaj Zidanes – gjërat për Gareth Bale te Real Madridi nuk duken mirë
Lexo po ashtu Maska në sy dhe buzëqeshja ironike ndaj Zidanes – gjërat për Gareth Bale te Real Madridi nuk duken mirë

Ai ka startuar në vetëm 12 ndeshje këtë sezon, ndërsa nuk ka luajtur aspak në katër takimet e fundit. Paraqitja ndaj Mallorcas më 24 qershor ka qenë e fundit për 30-vjeçarin.

Mospërfshirja e tij nga trajneri është indikacion i qartë se strategu francez nuk e konsideron si pjesë e planeve të të ardhmes. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/ODDSbible)

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori