LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara blejnë pothuajse të gjitha furnizimet me ilaçin Remdesivir kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara blejnë pothuajse të gjitha furnizimet me ilaçin Remdesivir kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse gjitha furnizimet në nivel global të ilaçit, që përdoret për trajtimin e COVID-19, shkruan Sky News.

Remdesivir që ishte zhvilluar për trajtimin e Ebolës, është prodhuar pothuajse ekskluzivisht për gjigantin amerikan farmaceutik Gilead Sciences dhe që kushton 2.340 dollarë, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani është pajtuar që të dërgojë pothuajse të gjitha rezervat e ilaçit në SHBA, që ishin paraparë të shpërndahen për tre muajt e ardhshëm.


Kjo do të thotë se Remdesivir nuk do të jetë i qasshëm për përdorim për pacientët në Evropë deri në tetor, ka njoftuar Dr Andrew Hill, hulumtues në Universitetin e Liverpool-it.

“Ky veprim i SHBA-ve nënkupton se personat e prekur me COVID-19 në Britani, nuk do të mund të kenë qasje në ilaçin për trajtimin e tyre. Çfarë dimë deri më tani, gjatë tre muajve të ardhshëm nuk do të ketë furnizime me Remdesivir”, ka shtuar Hill. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori