LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut arrestohet duke hyrë në Kosovë, i gjenden 96 mijë dollarë amerikanë – dyshohen të jenë të falsifikuara

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut arrestohet duke hyrë në Kosovë, i gjenden 96 mijë dollarë amerikanë – dyshohen të jenë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me inicialet I.D, 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi i janë sekuestruar 96 mijë dollarë amerikanë, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Operacioni është zhvilluar të premten, rreth orës 23:00

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 29.03.2024, në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, kanë realizuar me sukses Plani Operativ për parandalimin e futjes në Republikën e Kosovës të parave të falsifikuara.


Pas një pune operative-hetimore, rreth orës 23:00 (29.03.2024) është zhvilluar një operacion policor në Han të Elezit.

Paraprakisht ishin siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D., (viti i lindjes 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut), është duke futur në Kosovë para të falsifikuara, konkretisht dollar amerikan.

I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari 100 $ dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro”, thuhet në njoftim.

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 dollarë në total 96,000.00 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) dollarë amerikanë, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është pjesë e operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL-i për luftimin e dukurisë së prodhimit dhe shpërndarjes së parave të falsifikuara.

Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me prokurorin nga Prokuroria Speciale e Kosovës. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Drejtësi
Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Kalo në kategori