Dy shtetas suedez të cilët kishi marrë dy vetura me qera në një “rent a car” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar”, nuk i kanë kthyer më.

Njëri nga personat përgjegjës brenda kompanisë “Rent a car Mara”, i ka thënë Telegrafit se me datën 26 tetor e kanë marrë veturën e tipit Porsche, dhe pas dy dite edhe BMW-në, të dyja të prodhuara në vitin 2022.


Po ashtu rasti është lajmëruar në polici, por deri me tani ende nuk ka informacion për vendndodhjen e tyre.

Kompania në fjalë ka provuar t’i kontaktojë në telefon, por thonë se numrat i kanë bllokuar.

Sipas kompanisë, vlera e Porsche-s është 87 mijë euro dhe rreth 50 mijë euro ka kushtuar BMW-ja./Telegrafi/

371547828 1997190977320163 7503663805384539158 n

371344007 6089198687850188 5660243137591168906 n

366791231 1042693676985741 1587164386601102532 n

371449175 728737699143849 4290322748441061159 n

387467492 733877985314181 2810710889901326455 n 1

375700747 834164058454572 2071313626255494567 n