Serbi i akuzuar Srba Antiq, është deklaruar i pafajshëm për përgatitje të veprave terroriste ose veprave kundër sigurisë së Republikës së Kosovës dhe veprave penale të mashtrimit dhe armëmbajtjes pa leje.
Në seancën fillestare që është mbajtur të hënën në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Florije Shamolli, i akuzuari Antiq, e ka mohuar fajësinë për tri veprat penale me të cilat ngarkohet.
“Nuk e ndjej veten fajtor për asnjërën nga veprat penale”, ka thënë i akuzuari Antiq.
Pas deklarimit të të akuzuarit, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli, e ka njoftuar atë se brenda 30 dite mund të paraqesë kundërshtime për provat dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.
Më pas, gjykatësi Konxheli ka pyetur të akuzuarin Antiq, nëse do të angazhojë mbrojtës sipas autorizimit, apo do ta pranojë avokatin e caktuar sipas detyrës zyrtare, Ilir Gashin.
Lidhur me këtë, Antiq ka thënë se do të angazhojë avokat sipas autorizimit, i cili sipas tij, edhe do t’i paraqesë kundërshtimet për këtë aktakuzë.
Prokurorja Shamolli, ka kërkuar nga gjykata që të evidentohet në procesverbal, se ajo ka sjell të gjitha shkresat e lëndës për të akuzuarin, por se pret caktimin e avokatit të tij për t’ia dorëzuar.
Në fund, gjykatësi Konxheli ka njoftuar se procedura paraprake për këtë rast ishte zhvilluar në Gjykatën Themelore në Gjilan, dhe pas ngritjes së aktakuzës kjo lëndë është transferuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 1 tetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Srba Antiq për shkak të veprave penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 par.3 të KPRK-së, “mashtrimi” nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Sipas prokurorisë, më 12 korrik 2018, nga Posta e Serbisë nr.1 në pjesën veriore të Mitrovicës, i akuzuari Srba Antiq, ia ka dërguar një pako të dëmtuarit Radomir Repanoviq në fshatin Osojan, Komuna e Istogut, e në të cilën pako gjendeshin një pistoletë e tipit “CZ Vzor 50” 7.65 mm, me një karikator me gjashtë fishekë, 11 pako ampula të llojit “tramdalol”, pesë pako me ampula të llojit “trodon”, 18 pako me tableta “bensedin” dhe një pamflet të formatit “A4”, me logo të Serbisë, me titull “Vrhovna Komanda Oslobofilaqke Vojske Kosova i Metohije”.
PSRK-ja pretendon se përmes kësaj pamflete bëhej thirrje për të dëmtuarin dhe qytetarët tjerë serb si: Momir Radenkoviq, Begolub Portiq, Sasha Portiq, Millosh Nedelkoviq, Millan Pavlloviq, Dragana Pantiq etj, që të bartin armë nga depo të ndryshme në Mitrovicë, me qëllim që të ndërmerren sulme dhe të përdorej dhunë fizike ndaj qytetarëve serbë, në mënyrë që para bashkësisë ndërkombëtare t’i fajësojnë shqiptarët.
Sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, Srba Antiq akuzohet se nga viti 2017 në vazhdimësi, ka mashtruar shumë qytetarë, në atë mënyrë që përmes paraqitjes së fakteve të rreme me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka shfrytëzuar situatën e disa qytetarëve serb, duke u prezantuar si zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi dhe si përfaqësues i organizatës për të sëmurët me diabet.
Sipas kësaj akuze, i akuzuari Antiq paraprakisht u ka marrë shuma të ndryshme parash, si të dëmtuarit Radomir Repanoviq shumën prej 7000 euro, të dëmtuarit Srgjan Radenkoviq shumën prej 2000 euro, Momir Radenkoviq 5000 euro dhe shumë të tjerëve u kishte kërkuar para për punësimin e tyre, por për shkak të shumave të larta nuk kanë pasur mundësi t’ia japin.
Ndërsa, sipas dispozitivit të tretë, më 12 korrik 2018, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim armë në mënyrë të paautorizuar, në atë mënyrë që pistoletën e tipit “CZ Vzor 50”, 7.65 mm, me një karikator e ka dërguar përmes postës së Serbisë në pjesën veriore të Mitrovicës, e ka futur në një pako dhe e ka dërguar në emër të Radomir Repanoviq në fshatin Osojan, ashtu që i njëjti armën e ka lajmëruar në polici, e cila edhe është konfiskuar. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker