Shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë është gati për shitje.

Bëhet fjalë për shtëpinë që kap shifrën e 500 milionë dollarëve, ndërsa ndërtimi i saj ka filluar shtatë vite më parë, përcjell Telegrafi.


ga1 2

Kjo do të ishte shtëpia më e përkryer në Amerikë, e kompletuar me 20 dhoma gjumi, me pamje nga Oqeani Paqësor dhe nga qyteti më i gjallëruar, Los Angeles.

ga2 1

Shtëpia përfshinë po ashtu sallon bukurie, dhe një klub nate.

ga3 1

Rezidenca e quajtur “The One”, gjendet në majë të një kodre në lagjen e pasur të Los Angeles të Bel Air dhe pritet që së shpejti të dalë në shitje.

ga4 1

Investuesi i kësaj shtëpie, është Nile Niami, njëherit producent i filmave amerikanë.

ga5 1

Shtëpia i ka afër 1,000 metra katrorë, duke përfshirë një klub nate me dhomën e vet VIP, 20 dhoma gjumi, përfshirë një suitë prej 510m2, shtatë pishina, pesë ashensorë dhe një sallon bukurie.

ga6 1

Ndër tjerash kjo shtëpi përmban një garazh parkimi me 30 vetura dhe një teatër filmi IMAX me 45 vende.

ga7

Më e bukura nga të gjitha është se blerësi i ardhshëm do të ketë mundësinë të jetë fqinj me aktoren e njohur serialit “Friends”, Jennifer Aniston.

ga8

Mirëpo, çmimi prej 500 milionë dollarëve, po cilësohet qesharak nga ekspertët e pasurive të patundshme.

ga9

Për të finalizuar këtë projekt, Niami mori kredi prej 82.5 milionë dollarëve dhe ka një afat shlyerjeje deri në tetor. /Telegrafi/