LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit do të shndërrohet në muze për të përkujtuar masakrën e 1999

Shtëpia e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit do të shndërrohet në muze për të përkujtuar masakrën e 1999

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ministri Hajrullah Çeku së bashku me deputeten Shqipe Selimi kanë vizituar punimet në shtëpinë e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit.

Në njoftimin e MKRS-së thuhet se shtëpia e Muqollit do të shndërrohet në muze si gjurmë e masakrës që ka ndodhur në Poklek.

Mbi 13 mijë të vrarë, mbi 400 masakra dhe 6 mijë të zhdukur gjatë luftës – Krimet e Serbisë në Kosovë dhe disa nga masakrat më të rënda
Lexo po ashtu Mbi 13 mijë të vrarë, mbi 400 masakra dhe 6 mijë të zhdukur gjatë luftës – Krimet e Serbisë në Kosovë dhe disa nga masakrat më të rënda

“Fadil Muqolli ka ruajtur me fanatizëm për 24 vite çdo gjurmë në shtëpinë e tij që dëshmon krimin që është bërë aty në vitin 1999.


Shtëpia dhe rrëfimi i tij i cili çdo herë që tregohet mban dhimbjen e njejtë, do të kthehet në muze.

Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori