Një shtëpi e braktisur në San Francisco pa as edhe një dhomë gjumi, dysheme, dritare e shkallë të shkatërruara, është shitur me një çmim marramendës – 1,9 milion dollarë.

“Është shtëpia më e keqe në bllokun më të mirë”, thuhet në kumtesën e një agjencie të patundshmërive, transmeton Telegrafi.


E vendosur në luginën Noe, shtëpia fillimisht ishte nxjerrë në shitje për 995 mijë dollarë. Shtëpia me kornizë druri që ka vetëm një tualet, u shit në ankand gjatë muajit të kaluar.

Shtëpia u ndërtua 120 vite më parë dhe me gjendjen aktuale, ka nevojë për një renovim të detajuar e ndoshta edhe të rrënohet dhe të fillojë ndërtimi i një shtëpie të re. /Telegrafi/

2 53

3 39

4 37

5 29

6 24

7 21

8 18