LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë do të vendosë se cilët gazetarë do të kenë qasje te Donald Trump

Shtëpia e Bardhë do të vendosë se cilët gazetarë do të kenë qasje te Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të vendosë se cilët gazetarë do të kenë qasje te presidenti amerikan Donald Trump në ambiente intime si Zyra Ovale, një lëvizje që disa paralajmërojnë se mund të jetë “e rrezikshme” për të ardhmen e demokracisë amerikane, shkruan euronews.

Për dekada të tëra, Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA), një grup i pavarur gazetarësh, ka mbikëqyrur grupin e radhës të reporterëve që i jepet qasje te presidenti i SHBA kur hapësira është e kufizuar.

Megjithatë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi të martën se administrata Trump do t’i japë fund këtij sistemi, transmeton Telegrafi.


“Ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, në këtë administratë, do të përcaktojë se kush do të gëzojë qasjen shumë të privilegjuar dhe të kufizuar në hapësira të tilla si Air Force One dhe Zyra Ovale”, tha Leavitt.

Sekretarja e shtypit e Trump u përpoq ta justifikonte vendimin si një veprim modernizues.

“Një grup i zgjedhur gazetarësh me bazë në DC nuk duhet të ketë më monopolin e qasjes të shtypit në Shtëpinë e Bardhë”, u tha ajo gazetarëve.

“Është përtej kohës që operacioni i shtypit i Shtëpisë së Bardhë të pasqyrojë zakonet mediatike të popullit amerikan në vitin 2025, jo në 1925”, shtoi ajo.

Njoftimi i saj erdhi një ditë pasi një gjykatës i emëruar nga Trump, refuzoi një kërkesë nga Associated Press për t’u rikthyer në ngjarjet e bashkuara presidenciale.

Administrata Trump e ndaloi agjencinë e lajmeve që të kishte reporterë në Air Force One dhe në Zyrën Ovale për shkak të vendimit të saj për të vazhduar përdorimin e “Gjiri i Meksikës” në vend të “Gjiri i Amerikës”.

Trump, i cili urdhëroi ndryshimin e emrit në fillim të mandatit të tij të dytë presidencial, e ka lidhur çështjen gjyqësore të AP me vendimin e grupit të shtypit të shpallur nga Leavitt të martën.

Ekspertët e medias janë të shqetësuar nga zhvillimi, pasi ai i jep Trumpit fuqinë për të zgjedhur se kush e mbulon atë.

Jon Marshall, profesor i historisë së medias në Universitetin Northwestern, e përshkroi ndryshimin si “një lëvizje të rrezikshme për demokracinë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia

"Një incident sigurie" - zbulohen detaje rreth 'mbylljes për pak kohë' të bazës ushtarake amerikane në Itali

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori