Shtëpia e Bardhë publikon një foto Trump dhe Zelensky së bashku

Shtëpia e Bardhë ka ndarë një imazh bardhë e zi të Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt së bashku këtë pasdite.
Mbishkrimi i bashkëngjitur është një citat i presidentit amerikan nga bisedimet në tryezën e rrumbullakët, duke iu referuar marrëveshjes që SHBA ka me NATO-n, e cila u lejon kombeve të blejnë armë amerikane për t'ia dhënë Ukrainës.
Trump thotë se SHBA-të nuk po e bëjnë këtë sepse është "një marrëveshje shumë e mirë".
"Nuk po humbasim njerëz, nuk po shpenzojmë para, po paguhemi për municionet dhe raketat... kemi bërë një marrëveshje shumë të mirë me NATO-n... nuk është kjo arsyeja pse jemi këtu”, thotë mbishkrimi.
“Jemi këtu për të shpëtuar mijëra jetë."
President Trump meets with President Zelenskyy.
"We're not losing people, we're not spending money, we're getting paid for the ammunition and missiles... we've made a very good deal with NATO... that's not what we're in this for. We're in it to save thousands of lives..." pic.twitter.com/4BXZXiuY9M
— The White House (@WhiteHouse) October 17, 2025
Ndryshe, Trump është takuar sot me Zelenskyn.
Ai tha se beson që SHBA-të mund të ndihmojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë "shpejt" dhe mendon se Zelensky dhe Putin duan të bëjnë një marrëveshje paqeje. /Telegrafi/



















































