Shtëpia Botuese “Dukagjini” vazhdon me risi dhe zbritje prej 30% në Panairin e Librit

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po vazhdon edicioni i 25-të i Panairit të Librit, i cili këtë vit mban moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, si përgjigje ndaj zhvillimeve të vrullshme teknologjike.
Që nga dita e parë, panairi ka mbledhur lexues të të gjitha moshave, përfshirë nxënës e fëmijë të apasionuar pas librit.
Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka paraqitur një sërë risish, përfshirë përmbylljen e kolanës së librave të Hesses dhe serive të lekturave shkollore.
Të gjithë titujt e kësaj shtëpie botuese janë me 30% zbritje gjatë gjithë panairit.
Jeta Zymberi nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka deklaruar per Telegrafin se Kolana e librave të Hesses, është përmbyllur me 16 libra.
"Është përmbyllur edhe kolana e “Evropës kreative” dhe gjithashtu është mbyllur seria e lekturave shkollore, që i kemi nga klasa e parë deri në të pestën", ka deklaruar ajo.
Sipas saj në panair ishin të pranishëm edhe nxënës dhe fëmije të shumtë që janë të apasionuar pas librit.
Krahas ekspozimit të librave, në kuadër të panairit do të mbahen edhe ngjarje kulturore që përkujtojnë figurat e rëndësishme letrare si Martin Camaj, Faik Konica, Pashko Vasa dhe Pjetër Bogdani.
Panairi do të qëndrojë i hapur deri të dielën./Telegrafi/























































