LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes dy garave për Panairin e librit për fëmijë

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes dy garave për Panairin e librit për fëmijë

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se do të mirëpres me kënaqësi lexuesit e vegjël përgjatë 5 ditëve të Panairit, nga ora 10 deri në orën 18:00. Ndër aktivitetet e shumta që kanë planifikuar, bëjnë pjesë edhe dy garat e mëposhtme, për të cilat do të shpërblejnë nxënësit:

1.SHKRIMI MË KREATIV: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë shkrime (nga imagjinata e tyre) që lidhen me personazhet e lektyrave të shtëpisë botuese “Dukagjini”.

Për shkrimet me kreative, do të shpërblejnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Shkrimi: poezi ose tregim i shkurtër (150-250 fjalë)

2.ILUSTRIMI MË I BUKUR: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë ilustrime/vizatime që lidhen me lektyrat e shtëpisë botuese “Dukagjini” dhe personazhet e tyre.

Për ilustrimet më të bukura, do të shpërblejnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Si shkrimet, ashtu edhe ilustrimet, mund t’i dërgoni duke ju shkruar mesazh në Facebook ose në e-mailin: info@dukagjinipublishing.com

Dhuratat do të ndahen më 5 tetor, ditën e shtunë, nga ora 12:00. Ato do të mbesin befasi për ju.

Jua rikujtojmë lektyrat e botuara deri tani nga shtëpia botuese “Dukagjini”:

Klasa 1: “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Tregimi i lepurit Piter”;

Klasa 2: “Vjersha”, “Shkolla e pyllit”, “Përralla të zgjedhura”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla e postierit”;

Klasa 3: “Aventurat e Pinokut”, “Posta e porositur”, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores”, “Shigjeta e kaltër” dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?”;

Klasa 4: “Udhëtimi i Pikëpyetjes (tregime të zgjedhura)”, “Bleta Maja dhe aventurat e saj”, “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”.

Panairi i librit për fëmijë mbahet nga 2 deri më 6 tetor në Prishtinë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm

Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm

Meritaterm
50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!

50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!

Kosmonte Foods
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s

Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s

Ekonomi
IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO

IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO

IPKO
Shtëpia juaj e ardhshme që është aq afër zemrës së qytetit sa është afër natyrës - Kompleksi Linda

Shtëpia juaj e ardhshme që është aq afër zemrës së qytetit sa është afër natyrës - Kompleksi Linda

Al Trade Center
Murati flet për përballjen e inflacionit: Kosova me pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në rajon

Murati flet për përballjen e inflacionit: Kosova me pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në rajon

Ekonomi
Kalo në kategori