Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej muajsh përflitet se është shtatzënë me fëmijën e parë.

Artistja shqiptare thuhej se është në pritje të një fëmije bashkë me partnerin e saj, biznesmenin turk, Huseyin Usta.


Kjo pasi u publikuan disa imazhe të yllit ku dukej më e shëndoshë se zakonisht, por që doli të jetë e vërtetë.

Screenshot 2 54 Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë? (Foto: TikTok)

Së fundmi në një video të publikuar në TikTok, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur madje sipas disa burimeve është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Genta dhe Huseyin kanë nisur një romancë dashurie në vitin 2019, teksa momentalisht jetojnë në Zvicër për shkak të punës dhe angazhimeve të bashkëshortit.

Screenshot 3 37 Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë? (Foto: TikTok)

Ismajli këtë kohë ka qenë më pasive në rrjetet sociale duke bërë një tërheqje edhe nga të gjitha llogaritë e saj, për t’u fokusuar në periudhën tjetër të jetës.

Mbetet të shihet konfirmimi i këngëtares gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/ 

Genta Ismajli Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë? (Foto: TikTok)