LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënat dhe të sëmurët kronik lirohen nga puna për shkak të temperaturave të ulëta

Shtatzënat dhe të sëmurët kronik lirohen nga puna për shkak të temperaturave të ulëta

Gjendja në Maqedoni e shkaktuar nga kushtet e motit të ligë vlerësohen si stabile me më pak rreziqe në krahasim me ditët më parë, por kjo nuk duhet të nënvlerësohet. Rreziku tani vjen vetëm nga një faktor dhe ai është moti shumë i ftohtë. Ky ishte vlerësimi kryesorë i Komitetit Drejtues për Kriza (KDK), të cilët sot e prezentoi në një konferencë, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandër Gjorgjiev.

Ai theksoi se rreziqet kryesore janë në drejtim të shëndetit të qytetarëve dhe harxhimit të energjisë elektrike, ndërsa më pak probleme shkakton në komunikacion, për të cilin tha se janë marrë masa shtesë për mbarëvajtjen e tij.

“Lidhur me organin qendror për koordinimin e të gjitha këtyre aktiviteteve që janë marrë gjatë kësaj periudhe, mund të thuhet se të gjithë institucionet do të vazhdojnë të jenë të fokusuar në gjithë mesazhet që janë dhënë nga KDK. Konkluzionet e KDK do të vazhdojnë të zbatohen deri në kohën e pezullimit të tyre”, deklaroi Gjorgjiev.


Këshilltarja shtetërore për mbrojtje shëndetësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska tha se për të mbrojtur gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik, ka vendosur nesër dhe pasnesër t’i lirojë nga angazhimet në punë me qëllim që ta mbrojë shëndetin e tyre./Telegrafi//Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori