LAJMI I FUNDIT:

Shtatori nis me mot të nxehtë, nga e mërkura ulje e temperaturave

Shtatori nis me mot të nxehtë, nga e mërkura ulje e temperaturave

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e muajit shtator do të vijoj me kushte tjera meteorologjike, përjashtuar dy ditët e para, pasi që nuk do të ketë ndryshim të motit, ndërsa nga e mërkura pritet ndryshim në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër të regjistroj vlera nën 30 gradë Celsius.

E premtja parashihet me alternime kthjellime por gjatë ditës do të ketë kushte për vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Edhe të enjten në disa vende parashihet mot jo stabil.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-32 gradë Celsius.


Indeksi UV mbetet i lartë deri ditën e mërkurë, prandaj kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Era do të vazhdojë ta mbajë drejtimin e verilindjes, ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri 11m/s.

Temperaturat mesatare maksimale për muajin gusht arritën rreth 31 gradë Celsius, që janë rreth 3 gradë më të larta se mesataret e të gjitha viteve për muajin gusht, kurse sasitë e reshjeve në rrafshine Kosovës shënojnë deficit për 20-30 litra, derisa në shumicën e pjesëve të Dukagjinit sasitë e reshjeve kanë shënuar tejkalim të mesatareve për muajin gusht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori