LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Foto: Ilustrim

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të PK-së, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Graçanicë, Gjilan, Gjakovë  e Malishevë.

Pesë nga personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërkaq rastet po hetohen.


Detaje nga raporti i Policisë:

Prishtinë 08.08.2021-21:0.   Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vrasje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 09.08.2021-08:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është tërhequr për flokësh nga i  fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rast vazhdon në procedurë të rregullt.

Graqanicë, 09.08.2021-14:40. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencë të punëtorit social.me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 09.08.2021-23:50. Është arrestuar i dyshuari shtetas  i Turqisë pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij  viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjilan, 09.08.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij  viktimën femër kosovare me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

Gjakovë 08.08.2021-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka keqtrajtuar psiqikisht bashkëshorten  e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. 

Malishevë 09.08.2021-16:00. Viktima fermer kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. 

Malishevë 08.08.2021-09:40.  Në lidhje me rastin është raportuar se me 09.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori