Çdo martesë, ose shumica e tyre, megjithëse lidhja mund të jetë shumë e fortë, kalon në disa faza. Ajo që është e rëndësishme për t'u mbajtur mend është se nuk ka martesë të përsosur dhe as marrëdhënie pa konflikt.
1 – Shantazh me seks
Është zgjidhja më ideale. Kërcënojeni se nëse ai nuk do ta bëjë një punë, nuk do të bëni dashuri me të në darkë. Por që kjo armë e fuqishme të qëllojë në shenjë, nuk duhet përdorur vend e pa vend. S’besoj se ke ndër mend ta përzësh nga krevati vetëm sepse ai la pjatën mbi tavolinë, apo jo?
2 – Shaj
Ose flit qartë. Psherëtimat, ngritja e supeve, vështrimet domethënëse dhe heshtja nuk do t’u bëjnë punë. Nëse do që ai të angazhohet në punët e shtëpisë, duhet t’ia kërkosh një gjë të tillë. Por edhe këtu duhet taktikë: së pari, thuaja punët që duhen bërë një nga një; së dyti, toni i zërit tënd nuk duhet t’i kujtojë atë të mamasë dhe, së treti, nëse ai fillon të bëhet i dobishëm, mos e kritikoni nëse nuk e ka bërë punën ashtu siç e prisnit ju, transmeton Telegrafi.
3 – Mos e ndihmo
Ai kërkon diçka? Mos e ndihmo; jo duke ia thënë troç, por duke luajtur rolin e budallait. Mëso të përdorësh këto fraza: “Nuk e di, i lexove udhëzimet?”, “Nuk e di, e pe në sirtar?”. Nëse ai merr përsipër të lajë rrobat dhe enkas ua bën me njolla bluzën e preferuar, mos u inatosni, por hakmerruni në të njëjtën mënyrë.
4 – Negocioni
“Nëse ti do të çohesh të mbyllësh derën tani, unë do të të bëj kafen nesër në mëngjes”; “Nëse do të shkosh të bësh pazar, do të gatuaj ëmbëlsirën tënde të preferuar”, e kështu me radhë. Duke e praktikuar, do të shikoni se është një nga mënyrat më të mira për t’i bërë punët bashkë dhe për të mos u zënë.
5 – Bëj një listë punësh
Gjyshja mund ta ketë përdorur këtë taktikë prej vitesh, sepse harronte, por kjo nuk është një arsye që të mos e përdorësh edhe ti. Përpiqu të sajosh ndonjë lojë. Për shembull, në një kanatë të dollapit ngjit copa letrash të vogla, ku të shkruhen punët që duhet të bëjë ai (një punë për çdo copë letre). Në kanatin tjetër të dollapit, ngjit letrat e punëve tuaja. Ai që do të heqë letrat më shpejt nga kanati i tij, do të marrë një çmim.
6 – Ngel me barrë
Mund të jetë pak drastike, por funksionon. Për 9 muaj ju do të rrini si mbretëreshë, ndërsa ai do të bëjë tërë punët e shtëpisë. Madje, me pak fat, ai do të mësohet me këtë ritëm jete dhe do të vazhdojë të jetë amvise e mirë edhe pasi ju të lindni.
7 – Silluni mirë
Sa herë që ai ngre ndonjë copë letre nga dyshemeja, shpërblejeni me një buzëqeshje. Nëse ai ngre tavolinën pas dreke, lërini të shikojë programet e sportit. Dhe nëse ai të fton për darkë dhe ndërsa ti vishesh u jep të hanë dhe vë fëmijët në gjumë, atëherë konsideroje veten gruan më të lumtur në botë dhe mos bëj më sherr për budallallëqet e vogla shtëpiake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Kollitja e fëmijës suaj: Çfarë duhet të dijë çdo prind

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë