Gabimi i parë: E teproni me bojërat dekoruese
Bojërat mund të jenë një shtesë e bukur në një sipërfaqe të caktuar, por të dini kur të ndaloni është gjëja e duhur. “Lyerja në mënyrë perfekte është elegante dhe shkëlqyese, por nëse e teproni, pamja do duket shumë vulgare,” thotë dizenjuesja Mary Douglas Drysdale.
Gabimi i dytë: Nuk i kushtoni rëndësi ndriçimit
“Nuk ka gjë më të keqe se sa dritat ndriçuese të cilat të bëjne të dukesh sikur je në skenë,” thotë dizenjuesi Barclay Butera. Ai rekomandon përdorimin e dritave të zbehta në çdo dhomë, përfshirë edhe banjën. “Ndriçimi nuk duhet të prishë pamjen. Është diçka jotërheqëse”, thotë ai.
Gabimi i tretë: I vendosni qirinjtë bashkë
Dizenjuesi Albert Hardley beson se një pamje e balancuar estetikisht arrihet kur qirinjtë shpërndahen nëpër shtëpi dhe nuk grupohen në të njëjtin vend. “Drita e qiririt, si zjarri, ka një tërheqje misterioze që përfshin ngrohtësinë dhe romancën. Për mua, është më tërheqëse kur drita e qirinjve shpërndahet në gjithë dhomën,” thotë ai.
Gabimi i katërt: I mbështesni mobilet pas murit
“Habitem shpesh nga mënyra se si njerëzit i rregullojnë mobilet e shtëpisë. Divane të mëdhenj të cilët mbështeten pas murit, karriget që vendosen larg njëra-tjetrës,” thotë dizenjuesja Whitney Stuart. Ajo beson se përgjigjja e duhur është thjeshtësia. “Parimi kryesor duhet të jetë krijimi i intimitetit. Si mund të kesh një bisedë të mirë kur të duhet të bërtasësh që të të dëgjojnë në anën tjetër të dhomës? Unë imagjinoj sikur divani flet me karriget dhe karriget flasin me njëra-tjetrën,” thotë ajo.
Gabimi i pestë: Injoroni proporcionet
“Vendosja e abazhurëve të mëdhenj ngjitur me divanet është gjëja më e keqe,” thotë dizenjuesi David Kleinberg. “Mos u përpiqni të bëheni shumë kreativë. Mbajini gjërat e thjeshta”.
Gabimi i gjashtë: I rregulloni jastëkët në mënyrën e gabuar
Mos e bëni shumë formale pamjen e dhomës me jastëkë të fryrë më shumë se ç’duhet. Dizenjuesi Steven Sclaroff nuk jeton dot me jastëkë të rregulluar keq, shkruan revista class. “Ajo pamje nuk do të ishte asnjëherë normale për një jastëk,” thotë ai.
Gabimi i shtatë: Përdorni vetëm një dritë për ndriçim
Çelësi për të pasur një ndriçim të mirë është vendosja e dritave apo llambave në largësi të ndryshme. “Mos u mjaftoni vetëm me një dritë, por përdorni disa lloje ndriçimesh dhe në largësi të ndryshme,” thotë dizenjuesi Alan Tanksley. “Dritat që japin një ndriçim të ngrohtë krijojnë intimitet.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit