LAJMI I FUNDIT:

Shtabi i krizave në Gostivar apelon për kujdes në periudhën para zgjedhjeve

Shtabi i krizave në Gostivar apelon për kujdes në periudhën para zgjedhjeve

Shtabi komunal i krizave pas mbledhjes së sotme vlerësoi se situata me pandeminë në rajonin e Gostivarit është nën kontroll. Ata u bënë thirrje qytetarëve për rritjen e disiplinës dhe respektimin e masave, veçanërisht në periudhën e ardhshme kur janë paralajmëruar aktivitetet parazgjedhore.

Shtabi i Krizave për komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë ka vërejtur që ditët e fundit, autoritetet shëndetësore nuk i kanë dorëzuar raportet me statistikat për të sapoinfektuarit, aktivët, të shëruarit dhe të vdekurit, me kohë siç ka qenë praktika në periudhën e kaluar.

“Pas datës së caktuar për zgjedhjet vijon një periudhë e fushatës parazgjedhore, e cila mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Ne rekomandojmë që të gjitha institucionet dhe qytetarët t’u përmbahen rreptësisht protokolleve dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga virusi korona që do të vijnë nga institucionet kompetente”, tha Arben Taravari pas takimit të 19-të të shtabit të krizave.


Si përfundim, u nënvizua se duhet të merren masa shtesë me shfaqjen e radhëve që krijohen para degëve dhe filialeve të bankave. Këto ditë, për shkak të masave ekonomike të miratuara nga qeveria, ato po rriten përsëri dhe po krijohen përzierje pa e ruajtur distancën e caktuar.

Puna e organizatave joqeveritare dhe Kryqit të Kuq u vlerësua si e mirë dhe aktivitetet e kryera rezultuan efektive.

Në spitalin e përgjithshëm Gostivar në mjekim janë shtatë persona që kanë pasqyrë klinike më të lehtë dhe deri më tani nuk ka probleme rreth kujdesit të tyre.

Në konkluzionet pas takimit, konstatohet se deri më tani, 48 raste kanë qenë aktive, nga të cilat 24 në Gostivar, katër në Mavrovë dhe Rostushë dhe 20 në Vrapçisht.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori