LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK thotë se situata me fruthin është nën kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme

SHSKUK thotë se situata me fruthin është nën kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në bashkëpunim me Klinikën Infektive, Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në vazhdimësi po merren me menaxhimin, kujdesin  dhe parandalimin e rasteve me fruth.

Në komunikatën e SHSKUK thuhet se “ekipet mjekësore të Klinikës Infektive janë nën kujdes 24 orë  të vazhdueshëm për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e paraqitur si  të dyshuar me fruth dhe raste e tjera të konfirmuara nga laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

Sipas SHSKUK, furnizimi me barna për këtë klinikë është i mirë pas reagimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, e cila poashtu, në koordinim të plotë me Bordin Drejtues,  menaxhmentin e SHSKUK-së dhe  Institutin Kombëtarë po përcjellë në vazhdimësi gjendjen.


Shënohet viktima e dytë nga fruthi në Kosovë, kësaj radhe një 37 vjeçare
Lexo po ashtu Shënohet viktima e dytë nga fruthi në Kosovë, kësaj radhe një 37 vjeçare

“Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi përmes  departamenteve  përkatëse po merret me çështjen e vaksinimit dhe këshillimit të qytetarëve në terren përmes  ekipit qendror dhe ekipeve tjera rajonale”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, “rasti i sotëm pacienti 37 vjeçar, ka qenë rast që paraprakisht ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera dhe përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm nga stafi i Klinikës Infektive dhe reanimimit në kujdesin intensiv të kësaj klinike,  nuk kishte arritur të mbijetonte”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori