LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohet lista me projektet prioritare në takimin e komitetit investues kombëtar të Maqedonisë

Shqyrtohet lista me projektet prioritare në takimin e komitetit investues kombëtar të Maqedonisë

Ndërtimin e autostradës së re Gostivar – Kërçovë, pjesë e Korridorit VIII, faza e parë e ndërtimit të autostradës Bukojçani- Kërçovë në gjatësi prej 13 km si dhe rojektit për rekonstruktim të autostradës Kriva Pallankë – kalimi kufitar Deve- Bair – Republika e Bullgarisë, pjesë e Korridorit VII në gjatësi prej 13 km me propozim projekte të cilat i përmbushin kërkesat e Instrumentit Kornizë për Investime në vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me Agjendën e BE-së për ndërlidhje dhe Programit të punës së Qeverisë 2017-2020.

Lista, siç kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, është shqyrtuar sot në takimin ministror koordinues të Komitetit investues nacional të cilin e kryesojnë Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Siç theksohet në kumtesë, në takim Osmani u ka shprehur falënderim donatorëve për pjesëmarrjen dhe interesin për donacion të mjeteve për projektet.


“Obligimi ynë është që të sigurojmë absorbim sa më të madh të fondeve të parapara për ndërlidhje infrastrukturore dhe energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është bazë për bashkëpunim më të madh të ndërsjellë, zhvillim më të shpejtë ekonomik, por edhe mënyrë më e mirë për ti tejkaluar dallimet politike dhe mbyllje të çështjeve të hapura me fqinjët”, theksoi Osmani në takim, duke potencuar edhe rëndësinë e realizimit të fondeve të Bashkimit Evropian për Maqedoninë.

Ai theksoi se periudha historike në të cilën gjendemi në rrugën drejt integrimit evropian, në të cilën Maqedonisë me doemos të hapërojë në implementimin e reformave nga Plani 3-6-9, mbështetja për projektet e mëdha infrastrukturore do të thotë mbështetje për perspektivat evropiane të vendit tonë.

Komiteti Nacional i Investimeve (KNI) është organ këshillëdhënës, i cili në mënyrë transparente radhit projektet infrastrukturore strategjike. Ky organ u formua me qëllim të planifikimit më të mirë të projekteve, të përcaktohet prioriteti i tyre dhe të ndahen mjetet për infrastrukturë të transportit dhe lidhjes energjetike në vend me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori