I shqiptuan gjobë për shkak të shkeljes së masave antiCOVID-19, pronari i një klubi nate në Prizren kanos zyrtarin policor

14:"Ridvan Slivova
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Prizren gjatë inspektimit për respektim të masave antiCOVID-19, kanë hasur në një klub nate i cili ishte duke punuar në kundërshtim me vendimet e qeverisë.
Inspektorët i kanë shqiptuar gjobë, ndërkaq pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor.
“Njësia policore gjatë inspektimit të lokaleve së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë vërejtur se një klub nate ishte duke punuar në kundërshtim me vendimet qeverisë. Gjatë shqiptimit të gjobës personi i dyshuar- pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































