LAJMI I FUNDIT:

Shqiptaro-amerikani Zek Nokshiqi-një histori suksesi me biznes prej 15 restorante në Amerikë-Texas

Shqiptaro-amerikani Zek Nokshiqi-një histori suksesi me biznes prej 15 restorante në Amerikë-Texas

Shqipëria Ilc, Eagles Point Bar and Grill, New Day Cafe, Calabrian Italian Restaurant, Euros Gyros, Albanian Girl, janë vetëm disa biznese-restauronte të shqiptaro amerikanit Zek Nokshiqit, nga 15 sosh, sa ka ai gjithsejtë tash për tash në Amerikë përkatësisht në shtetin Texas, ku shumica prej tyre janë në Dallas dhe Fort Worth me rrethin.

Por, si arriti deri te ky sukses, edhe pse nga shumë kush, Amerika konsiderohet “Tokë e Premtuar”. Nokshiqi në një intervistë për Telegrafin, tha se para 31 vitesh është nisur pa e ditur se çfarë e priste, por e dinte që po udhëtonte drejt “Tokës së Premtuar” , Amerikës, dhe sot pas rreth çerek shekulli tek kthehet mbrapa në kohë, thotë se po, ka arritur shumë përtej pritshmërive të tij.

Meqë fusha e gastronomisë, është ajo që shqiptarët i bënë më të dalluar se komunitete tjera që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe pse pikërisht  Nokshiqi zgjodhi këtë biznes, ai për


këtë përmendi shprehjen e famshme se “dashuria në kuptimin universal të saj vjen nga stomaku”.
“Në thelb, gastronomia është art në vetvete, dhe arti i të gatuarit, është një marrëdhënie e përjetshme dhe e pa tjetërsueshme mes ushqimit dhe kulturës, duke nënkuptuar këtu një shumëllojshmëri kulturash të ndërthurura me traditën e secilës në fushën e të gatuarit”, tha ai mes tjerash në intervistë.

Se çka e bënë më të veçantë nga të tjerët në punën dhe biznesin e tij, ai mendon se “çdo qenie njerëzore është unike në vetvete dhe mua personalisht, gjëja që më bën të veçantë nëse mund ta them, është fakti që gjithmonë në çdo moment kam ecur me modestinë që më karakterizon. Kam udhëtuar mes dy realitetesh, duke qenë njëkohësisht edhe shqiptar, edhe amerikan, duke mos cenuar as njërën dhe as tjetrën”.

Megjithatë, ai thotë se ka një mesazh për të gjithë të rinj që synojnë apo aspirojnë rrugën e suksesit.

“Kurrë mos ndaloni së kërkuari ëndrrën, suksesin tuaj. Edhe nëse rrezoheni njëmijë herë, po njëmijë herë të tjera të ngriheni më të fortë, sepse sfidat dhe vështirësitë pa diskutim u bëjnë të pathyeshëm. Kudo që të shkoni e cilëndo ëndërr ta prekni, mos harroni kurrë nga keni ardhur”, tha ai.

Nokshiqi i cili është edhe nënkryetar i komunitetit shqiptar në Dallas-Texas., tregon edhe për jetën e komunitetit shqiptar në këtë vend, ku sipas tij, komuniteti shqiptar në Dallas –Teksas, është i mirëorganizuar në çdo dimension,

Telegrafi: Nokshiqi, fusha e gastronomisë, është ajo që shqiptarët i bënë më të dalluar se komunitete tjera që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na tregoni, fillimisht pse u përcaktuat për këtë biznes?

Zek Nokshiqi: Ju falënderoj përzemërsisht për mundësinë që më jepni, që nëpërmes kësaj interviste, të shpreh fillimet e mia si dhe rrugën e gjatë që kam përshkuar në këto 31 vite në SHBA. në fushën e biznesit. Mund t’u them fillimisht shprehjen e famshme se “dashuria në kuptimin universal të saj vjen nga stomaku”. Pikë së pari, ka qenë thjesht një zgjidhje, sepse nuk kisha luksin të zgjedhja se çfarë mund dhe nuk mund të bëja. Më pas kuptova se kisha filluar një rrugë pa kthim dhe me gjithë vështirësitë dhe përkushtimin tim, të familjes, të afërmve, miqve, besova dhe shpresova se mund t’ia dilja.

Telegrafi: Tashmë jeni një biznesmen i suksesshëm në SHBA. Na flisni pak për sfidat, vështirësitë që keni hasur deri të rruga e suksesit?

Zek Nokshiqi: Vështirësitë kanë qenë të panumërta. dhe nga më të ndryshmet. Në thelb, gastronomia është art në vetvete, dhe arti i të gatuarit, është një marrëdhënie e përjetshme dhe e pa tjetërsueshme mes ushqimit dhe kulturës, duke nënkuptuar këtu një shumëllojshmëri kulturash të ndërthurura me traditën e secilës në fushën e të gatuarit. Duhej medeomos të studioja dhe të merrja informacione në lidhje me specialitetet e rajoneve të ndryshme, dhe jo vetëm. Duhej me patjetër të përsosja edhe mënyrën e servirjes së tyre e gjithçka tjetër për të arritur këtu ku jam.

Telegrafi: Keni përafërsisht 15 restorante në Amerikë, pikërisht në Texas. Sa është i vështirë menaxhimi, kujdesi, dhe performanca meqë jetoni dhe veproni jashtë vendit të origjinës, dhe në një shtet ku konkurrenca është e jashtëzakonshme?

Zek Nokshiqi: Vështirësia e parë dhe më sfiduese ka qenë, të kapërceja faktin se po ndërtoja jetën time larg atdheut, dhe në një moment të pakthyeshëm e quajta Amerikën si atdheun tim të dytë, ku do më duhet të punoja fort, të përballesha vështtirësi të njohura dhe të panjohura, nga të cilat do mësoja dhe do rritesha profesionalisht. Këtu, mësova se për mbarëvajtjen e këtyre bizneseve e rëndësishme ishte disiplina, korrektesa dhe këmbëngulja përpara çdo sfide. Në momente të ndryshme kam menduar të hiqja dorë, por gjithmonë diku aty, ka qenë një zgjidhje për nyjën që më mundonte, dhe unë e kam gjetur atë.

Telegrafi: Nga shumë kush Amerika konsiderohet “Tokë e Premtuar”. E keni arritur synimin që keni patur kur keni shkelur në këtë vend?

Zek Nokshiqi: Para 31 vitesh u nisa pa e ditur se çfarë më priste, por dija që po udhëtoja drejt “Tokës së Premtuar” , Amerikës, dhe sot pas rreth çerek shekulli tek kthehem mbrapa në kohë, them se po, kam arritur shumë përtej pritshmërive të mia. Shumë prej tyre i kam arritur me koston e mallit të largësisë nga prindërit, dhe familjarët e mi, por asnjëherë, asnjë arritje apo status shoqëror, nuk ka cenuar marrëdhënien time me ta, sepse unë u përkas atyre dhe ata më përkasin mua përjetësisht. Vetëm nuk do arrija asgjë, dhe për këtë u jam falenderues të gjithë personave të rëndësishëm të jetës sime, familjes, të afërmve, miqve dhe cilindo që u bë bashkë me mua në këtë udhëtim.

Telegrafi: Çka ju bënë më të veçantë nga të tjerët në punën dhe biznesin juaj?

Zek Nokshiqi: Mendoj se çdo qënie njerëzore është unike në vetvete dhe mua personalisht, gjëja që më bën të veçantë nëse mund ta them, është fakti që gjithmonë në çdo moment kam ecur me modestinë që më karakterizon. Kam udhëtuar mes dy realitetesh, duke qënë njëkohësisht edhe shqiptar, edhe amerikan, duke mos cënuar as njërën dhe as tjetrën. Më ka mbajtur gjithmonë gjallë ideja se në vendin tim do bëhej më mirë, dhe një ditë të mund të kthehesha atje. Jam përpjekur që asnjëherë të mos kthej mbrapsht një dorë që më është zgjatur, duke më kërkuar ndihmë. Ndoshta nuk kam bërë gjithçka që është dashur, por besoj se kam bërë gjithçka që kam mundur pa e menduar dy herë, dhe do e bëj sa herë të më jepet mundësia.

Telegrafi: E keni menduar ndonjëherë që biznesin tuaj ta bartni në Kosovë, pra të investoni në vendin tënd të origjinës?

Zek Nokshiqi: Ka qenë një ide që vazhdimisht më ka përcjellë në rrugën time të gastronomisë. Dhe kjo, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi. Mendoj, se në një moment do e vë në jetë këtë ide, por duhet akoma rrugë e gjatë për t’u bërë,dhe sfida për t’u kapërcyer.

Telegrafi: Përpos klientëve që janë vizitorë të rregullt, a i frekuentojnë restorantet tuaja personalitete të njohura të politikes, artit, të muzikës, dhe sportit?

Zek Nokshiqi: Përveç klientëve të zakonshëm, në restorantet tona, nuk kanë munguar asnjëherë personalitete të ndryshme të botës së artit, sportit e politikës, për vetë faktin, se në restorante ka specialitete të ndryshme, dhe shërbimi gjithashtu është për tu admiruar. Gjithmonë, ka qenë pjatë e parë specialiteti i vendit tim, të cilin ua kemi servuar me krenari.

Telegrafi: Ju jeni edhe nënkryetar i komunitetit shqiptar në Dallas-Texas. Na tregoni pak për jetën e komunitetit shqiptar në këtë vend?

Zek Nokshiqi: Komuniteti shqiptar në Dallas –Teksas, ku unë jam nënkryetar, është i mirëorganizuar në çdo dimension. Është bërë një punë, mund të them ndër më të rëndësishmet, me hapjen e shkollës shqipe, me personel të specializuar, në mënyrë që fëmijët tanë të mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat shqiptare. Gjithashtu, nga ana jonë zhvillohen evenimente të ndryshme, takime me personalitete shqiptarë dhe të huaj në interes të këtij komuniteti. Çdo vit, organizohen aktivitete si, festa e pavarësisë, viti i ri, si dhe momente të tjera festive, me qëllim që ky komunitet të jetë i bashkuar, sepse vetëm në këtë mënyrë do ecet përpara pa lënë në harrësë gjuhën, zakonet dhe traditën tonë të bukur shqiptare. Vetëm në këtë mënyrë do kapërcehen vështirësitë dhe gjithsecili, pjesë e këtij komuniteti do mbështetet, me qëllim që të mos e ndjejë vetën të huaj, apo të lënë në harrësë, por të ndjehet i rëndësishëm në këtë vend dhe botë të madhe.

Telegrafi: Cili është mesazhi juaj për të gjithë shqiptarët e në veçanti për të rinj që synojnë rrugën e suksesit?

Zek Nokshiqi: Për të gjithë ata që aspirojnë rrugën e suksesit mesazhi im është: Kurrë mos ndaloni së kërkuari ëndrrën, suksesin tuaj. Edhe nëse rrezoheni njëmijë herë, po njëmijë herë të tjera të ngriheni më të fortë, sepse sfidat dhe vështirësitë pa diskutim u bëjnë të pathyeshëm. Kudo që të shkoni e cilëndo ëndërr ta prekni, mos harroni kurrë nga keni ardhur sepse një filozof ka thënë “Dikush që ka harruar të kaluarën e tij, është “i detyruar’ ta përsërisë atë”. Të jeni gjithmonë modestë dhe kurrë mos “luftoni” me më të dobëtit, por sfidoni të fortët dhe respektoni të dobëtit. Gjithmonë ndihmoni atë që është në nevojë, edhe nëse një moment gjithçka e mirë mund t’u kthehet në bumerang. Mos harroni se e mira një ditë padiskutim kthehet mbrapsht, dhe ju mjafton të prisni. Ktheni shpesh kokën nga e kaluara për të ecur përpara. E kaluara është boshti, është themeli i së ardhmes suaj, duke pasuar vlerat dhe duke përmirësuar çdo ditë veten tonë./Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori