LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari vritet në shkallët e pallatit në Itali, familjarët rrethojnë veturën e policisë që t’iu dorëzojë autorin

Shqiptari vritet në shkallët e pallatit në Itali, familjarët rrethojnë veturën e policisë që t’iu dorëzojë autorin

Një 61 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e kaluar në  Bibbiano të Reggio Emilias në Itali, ku kishte shkuar për të vizituar vajzën dhe mbesën e tij të mitur.

Ilirjan Minaj u qëllua disa herë me thikë në shkallët e pallatit nga një fqinj i vajzës së tij, i cili më pas u arrestua nga policia.

Sipas të dhënave paraprake Minaj po ngjitej për në apartament kur është përballur me 41-vjeçarin Riccardo Stefani, i cili e ka ngacmuar shqiptarin.


Pas sherrit, Stefani është futur në shtëpi dhe 61 vjeçari Minaj ka goditur derën me forcë. Më pas italiani ka dalë dhe e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur.

Menjëherë në vendngjarje, shkoi policia, pasi situata u përshkallëzua menjëherë. Miq dhe fqinj të vajzës së Minaj nuk kanë lejuar efektivët që të shoqërojnë autorin dhe rrethuan makinën e policisë, pasi 41 vjeçari njihej si person problematik në zonë.

Karabinierët kanë arritur të menaxhojnë situatën duke shpëtuar italianin nga të afërmit e 61-vjeçarit dhe në vendngjarje është kërkuar një automjet i blinduar, ndërsa për të ruajtur sigurinë u vendos një kordon me policinë.

Viktima raportohet se ishte nga Korça dhe prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori