Shqiptari ia pret kokën gjyshes gjatë faljes, krimi makabër që tronditi opinionin zviceran

Në një ndërtesë banimi në Frauenfeld, mbrëmjen e së martës është vrarë një grua, edhe atë nga nipi i saj, që të dy me prejardhje nga Maqedonia, shkruajnë mediat zvicerane.
Disa orë më vonë, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi një 19-vjeçar në Aeroportin në Kloten. Personi i arrestuar i cili njëherësh ka edhe nënshtetësi italiane, është i dyshuari kryesor për vrasjen.
Menjëherë pas krimit, Fatmir T. shkoi në një stacion policor dhe e dorëzoi telefonin e tij celular. Kjo është konfirmuar nga Policia Kantonale e Thurgaut, shkruan “20 Minuten”, përcjell albinfo.
Pasi në këtë moment, ende nuk ka pasur ndonjë thirrje emergjente për krimin e kryer, policia nuk ka pasur kurrfarë njohurish dhe nuk ka pasur arsye ta arrestojë. Mbetet e paqartë përse ai e ka dorëzuar celularin në polici, nëse ka dashur të lokalizojë vendngjarjen, apo ndoshta edhe ka regjistruar momentin e krimit. Telefoni celular do të hulumtohet me forenzikë.
Sipas disa deklaratave, i riu kishte kohë që kishte pasur probleme psikike. Thuhet se këto u bënë të dukshme rreth një muaj më parë. “Ai ishte pranuar në një klinikë në Frauenfeld, por më pas është liruar”.
Siç raportojnë më tej banorët, familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Për herë të parë në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld.
Është kjo një vrasje që ka tronditur opinionin e gjerë zviceran dhe ate shqiptar. Përse një i ri ka vepruar në një mënyrë aq brutale, duke ia prerë kokën gjyshes e cila në atë çast ka qenë duke u falur?! Në këtë pyetje është përgjigjur psikiatri forenzik zviceran Ralph Aschwanden, i cili ka deklaruar se mundësia e parë është që tek nipi të jetë thelluar urrejtja ndaj gjyshes që po e kritikonte për mënyrën e dështuar të jetesës. Mundësia e dytë mund të ketë qenë për motive psikotike.
Me këtë rast, në vetëdijen e tij, ai nuk e ka vrarë gjyshen, por ndonjë figurë të tmerrtë që iu është paraqitur. Më pas, psikiatri ka shpjeguar se mundësia tjetër mund të ketë qenë një dënim religjioz radikal për një qëndrim religjioz të gabuar, të ashtuquajtur vetëdrejtësi. Kjo formë arkaike e dënimit mund të haset më së shumti në grupet islamike radikale, ka pohuar më tej psikiatri Ralph Aschwanden.
Ai më tej ka thënë se edhe konsumimi i lëndëve narkotike mund të ketë ndikuar në këtë krim makabër.
Artikullin në gjuhën gjermane mund ta gjeni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë