Teksa ekonomia shqiptare është në trend rritës pasuria financiare e familjeve shqiptare në raport me PBB-në ka pësuar rënie.
Bilanci i familjeve shqiptare publikuar për herë të parë nga Banka e Shqipërisë tregon se pasuria neto e familjeve shqiptare në raport me PBB-në ka pësuar rënie pas vitit 2014. Ndërsa gjatë vitit 2017 shihet që pasuria neto e familjeve shqiptare të ketë rënë edhe në vlera neto.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë pasuria neto financiare e familjeve shqiptare në vitin 2014 ishte sa 113 për qind e PBB-së, në vitin 2017 ajo ishte vetëm 100 % e PBB-së.
Për vitin 2017, pasuria financiare neto e ekonomive familjare vlerësohet në 1557.9 miliardë lekë, nga 1,587.4 miliardë lekë në vitin 2016, me rënie vjetore 2% ose 220 milionë euro më pak.
Për ekonomitë familjare, mjetet financiare në thelb tejkalojnë detyrimet, kryesisht për shkak se të nivelit të lartë të investimeve në formën e depozitave si dhe investimeve në formën e pjesëmarrjeve në kapitalin e korporatave jofinanciare.
Gjithsesi familjet janë të vetmet në ekonominë e përgjithshme me bilanc pozitive në raport me biznesin dhe qeverinë, bilancet e të cilave anojnë nga borxhet. Familjet zotërojnë 33% të totalit të kursimeve financiare të brendshme.
Në fund të vitit 2017, totali i mjeteve financiare të ekonomive familjare, vlerësuar në llogaritë financiare, shënon 1,763 miliardë lekë, nga 1,781 miliardë lekë në fund të 2016.
Instrumenti kryesor përdorur nga ekonomitë familjare është “monedha dhe depozita” (AF. 2), i cili përfaqëson në masën 56.4% mjetet financiare të këtij sektori. Në harkun kohor të një viti, monedha dhe depozitat shënuan një zgjerim me rreth 12 miliardë lekë, duke shënuar nivelin 995 miliardë lekë në fund të 2017.
Ndërsa detyrimet financiare të sektorit të ekonomive familjare vlerësohen në 205.9 miliardë lekë, në rritje prej 11.9 miliardë lekësh (ose 6%) referuar një viti më parë. Huatë mbajnë peshën kryesore në totalin e detyrimeve financiare të këtij sektori (95% të totalit).
Në fund të 2017, stoku i huave shënon rreth 195 miliardë lekë, nga 183 miliardë lekë në vitin 2016. Në terma maturiteti, huatë afatshkurtra ranë me 0.3 miliardë lekë, ndërkohë huatë afatgjata, të cilat përbejnë 95% të totalit të huave të ekonomive familjare, u rritën me 12 miliardë lekë ose 7%. Llogari të tjera të pagueshme, në fund të vitit 2017, shënon vlerën e 10.9 miliardë lekëve, duke ruajtur kështu pothuajse të njëjtin nivel të një viti më parë. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova