LAJMI I FUNDIT:

Xhamia shqiptare në Melburn shënon 50-vjetorin e themelimit

Xhamia shqiptare në Melburn shënon 50-vjetorin e themelimit

Xhamia shqiptare në qytetin e Melburnit, e para në këtë metropol të Australisë dhe e ndërtuar në një ndërtesë të zbrazur në lagjen “Carlton” nga myslimanët me origjinë shqiptare, shënoi 50-vjetorin e themelimit.

Në festimet e organizuara nga Shoqëria Islame Shqiptare e Australisë (AAIS) morën pjesë përfaqësues të partive politike, krerë të organizatave joqeveritare, zyrtarë të policisë, qytetarë myslimanë dhe australianë të besimeve të ndryshme.

“Falë Zotit, siç e shihni, rreth 3.000 njerëz po marrin pjesë në këtë ditë të posaçme për xhaminë e parë në Melburn. Brenda xhamisë kemi një ekspozitë me historinë 50-vjeçare të saj, të cilën të gjithë kanë hyrë për ta parë. Kemi një ekspozitë të mrekullueshme brenda. Po ashtu gjendet një hapësirë me kafshë për fëmijët dhe një garë me bakllava. Pra, kjo është një ditë e bukur familjare për ta kujtuar xhaminë e parë të Melburnit”, tha Balla.


Ai theksoi se në festime kanë ardhur njerëz nga të gjitha besimet dhe përkatësitë.

“Ky është aktivitet publik. Të gjitha komunitetet në Melburn janë të mirëseardhura në këtë eveniment. I përfshijmë të gjithë. Jemi të hapur për të gjitha komunitetet, të na bashkohen për ta festuar këtë ditë të posaçme”, shtoi Balla.

Najad Fayed, myslimane me origjinë nga Eritrea, e cila mori pjesë në shënimin e kësaj dite, tha se është një mundësi e mirë që komunitete multikulturore të jetojnë së bashku në Australi dhe shtoi se është e lumtur që një gjë të tillë e sheh pranë xhamisë.

“Unë vazhdimisht falem në këtë xhami. Është kënaqësi që e kemi. Në veçanti sot ndihemi mirë sepse kemi njerëz nga komunitete të ndryshme, nga besime të ndryshme dhe kjo është ajo që duam të shohim në Australi. Gjëja më e mirë është t’i shohim pikat tona të përbashkëta dhe ndihem e lumtur që e shoh këtë. Shpresoj të jemi gjithmonë kështu, ta mirëpresim njëri-tjetrin”, tha Fayed.

Po ashtu Nurcihan Ozturk, me origjinë nga Turqia, tha se edhe babai i saj ka dhënë kontribute në ndërtimin e kësaj xhamie.

Ajo shtoi se në të kaluarën, babai i saj gjatë festave të Bajramit ftonte shumë shqiptarë beqarë në mënyrë që të mos e kalonin festën të vetëm.

Festimet e 50-vjetorit të Xhamisë Shqiptare u shënuan me valle popullore, aktivitete për fëmijë, gara me kafshë, si dhe u shpërndanë ushqime për pjesëmarrësit. /AA/

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori