Kombëtarja shqiptare U-19 triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj kundër përfaqësueses malteze.
Në ndeshjen e zhvilluar në Maltë, djemtë kuqëzinj të drejtuar nga trajneri Armando Cungu bënë një paraqitje shumë të mirë, çka e tregon edhe rezultati final i këtij takimi të parë miqësor. Golat e fitores u shënuan nga Gent Elezaj dhe Ardit Nuredini, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje.
Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri (GK), Lindon Ajeti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Ardit Nuredini, Arlind Kurti (C), Erald Krasniqi, Gent Elezaj, Smail Kadrijaj, Lorent Talla dhe Skerdi Xhixho.
Takimi nis i balancuar nga të dyja skuadrat, teksa kuqezinjtë janë më kërkues dhe qarkullojnë mirë topin. Rasti i parë për djemtë e drejtuar nga Armando Cungu ishte pikërisht në minutën e 12-të, me Gent Elezaj, i cili merr bukur një top brenda zonës kundërshtare, kthehet dhe gjuan fort, me lojtarin maltez që devijon topin në rrjetë. Kuqezinjtë tentojnë dhe krijojnë edhe disa raste të tjera në këtë pjesë të parë, por gjithçka mbyllet me rezultatin 1-0.
Në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Cungu vendos të bëjë plot 7 zëvendësime në skuadrën e tij, duke i testuar të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto miqësore. Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu krijojnë disa raste të pastra shënimi, por nuk finalizojnë. Por, në minutën e 81-të, Ardit Nuredini gjen rastin më të mirë dhe dyfishon shifrat për Shqipërinë U-19, pas një goditje të bukur nga jashtë zone, duke i çuar shifrat në 2-0, që është edhe rezultati final i ndeshjes.
Miqësorja e dytë ndaj Maltës është planifikuar të luhet 3 ditë më pas, më 26 mars në ora 11:00. Miqësoret ndaj Maltës shihen si shumë të rëndësishme nga stafi i ekipit kombëtar U-19, për të konsoliduar grupin dhe për të testuar lojtarët të rinj që vijnë në kombëtaren U-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi