LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U-21 mposht Moldavinë

Shqipëria U-21 mposht Moldavinë

Ekipi Kombëtar Shpresa i Shqipërisë arrin të fitojë ndeshjen e dytë miqësore, të zhvilluar ditën e sotme ndaj Moldavisë.

Pas barazimit 0-0 në “Elbasan Arena”, takimi i luajtur në kryeqytet në stadiumin “Selman Stermasi” ka përfunduar me shifrat 2-0 për kuqezinjtë.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushai zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë duke e merituar plotësisht fitoren e pastër, duke krijuar shumë volum, por edhe raste për shënim.


Takimi nisi menjëherë me gol, teksa në minutën e 14’ është Kristal Abazaj që do të gjejë golin e tij të parë me fanellën kuqezi, ku ishte edhe goli që zhbllokoi sfidën.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës bie disi, kjo edhe për shkak të shumë zëvendësimeve që kryen të dy trajnerët.

Megjithatë, kuqezinjtë e Bushit do të shënonin edhe një tjetër gol për të vulosur një ditë të shkëlqyer.

Në minutën e 86’ ishte Bytyçi ai që realizoi një gol mjaft të bukur duke lënë të shtangur dhe të palëvizur në vend portierin e Moldavisë, gol që praktikisht mbylli edhe ndeshjen.

Në këtë përballje, ekipi i Shqipërisë U-19 tregoi edhe njëherë se ka mjaft talente brenda tij dhe duket se trajneri Bushi po bën një pune të mirë në drejtimin e Kombëtares Shpresa.

Në trend Sport

Më shumë
Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Përfaqësueset
FIFA kërcënon një kombëtare me përjashtim nga Botërori 2026 - i dërgon letër zyrtare

FIFA kërcënon një kombëtare me përjashtim nga Botërori 2026 - i dërgon letër zyrtare

Përfaqësueset
Nuk po gjen vend askund, Joao Felix i është ofruar një klubi të ri

Nuk po gjen vend askund, Joao Felix i është ofruar një klubi të ri

Ligat tjera
Real Madridi i pakënaqur me sjelljen e trajnerit të Spanjës, de la Fuente

Real Madridi i pakënaqur me sjelljen e trajnerit të Spanjës, de la Fuente

La Liga
Lojtarët e Argjentinës thërrasin

Lojtarët e Argjentinës thërrasin "Një minutë heshtje për Raphinha që vdiq sot" - çfarë po bënte Alexis Mac Allister?

Përfaqësueset
Real Madridi donte që Alexander-Arnold ta 'pranonte' transferimin sipas kushteve të tyre, anglezi pranoi menjëherë

Real Madridi donte që Alexander-Arnold ta 'pranonte' transferimin sipas kushteve të tyre, anglezi pranoi menjëherë

La Liga
Kalo në kategori