Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, ndërtimeve vend e pa vend dhe një problematikë të agravuar në vite, turizmi po kthehet në sektorin bazë të eksporteve shqiptare.
Në vend funksionojnë 627 hotele, nga të cilët, të licencuar për këtë aktivitet janë vetëm 36.
Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, ndërtimeve vend e pa vend dhe një problematikë të agravuar në vite, turizmi po kthehet në sektorin bazë të eksporteve shqiptare. Specialistët e ekonomisë e vlerësojnë si shpresa e së ardhmes për një vend në të cilin borxhet me jashtë po rriten me një shpejtësi të frikshme, në një kohë që të ardhurat nga emigrantët për të parin vit (2007) ranë me 5 për qind. Në këtë rritje të potencialeve turistike të vendit nuk mund të thuhet se kanë ndikuar investimet publike, pasi këto të fundit mbeten të pakta dhe jo më shumë se një vit më parë, në piku e sezonit nuk kishim as energji elektrike. Por problematika e turizmit shqiptar fillon që me akomodimin. Thuajse mungon tërësisht një infrastrukturë e mirëfilltë turistike, ku turistëve të huaj dhe pushuesve vendës t’u sqarohen çmimet dhe kushtet në të cilat ata mund të pushojnë.
Hotelet e klasifikuar
Të gjithë ata që kanë udhëtuar jashtë kufijve për pushime, momenti i parë me njohjen e ofertës bën edhe një prezantim të kushteve dhe çmimeve të hoteleve. Që në ofertën turistike të përcaktohen qartazi kushtet e hotelit sipas një sistemi yjesh, ku sa më lart të ngjitesh, aq më shumë duhet të paguash dhe njëkohësisht të përfitosh. Por çfarë mund t’i ofrohet një turisti të huaj, apo vendës, në këtë drejtim. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, kemi gjithsej 28 hotele të klasifikuara, në të gjithë vendin, të cilët kryesisht janë në Tiranë. Një situatë e tillë mbetet e pandryshuar në vite dhe topi hidhet nga një dikaster tek tjetri, pa i dhënë asnjë zgjidhje situatës. Numri i shtretërve që ofrojnë këto 627 hotele në të gjithë vendin, është 22 743.
Dhoma plazhi
Sipas të dhënave nga Agjencia e Turizmit, dhomat që ofrohen nga njësitë e tjera akomoduese (përjashto hotelet), janë më të shumta në numër. Kështu, në gjithë vendin llogariten 908 njësi të tjera akomoduese, me një numër shtretërish që në total shkon 33 943. Nga të dhënat zyrtare, por edhe nga një vëzhgim i realizuar në këtë fushë nga gazeta, del se pjesa më e madhe e pushuesve akomodohen në njësi johoteliere.
Turizmi regjistron 138 mijë të punësuar
Shifra bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare, duke treguar për një sektor në zhvillim në të cilin investimet publike mbeten të pakta. Në vend operojnë rreth 116 agjenci turistike, por që kanë aktivitet kryesor të tyrin turizmin e shqiptarëve jashtë atdheut. Ndërsa turizmi në vend, realizohet përgjithësisht me prenotime të drejtpërdrejta midis pushuesve dhe njësive akomoduese. /Shekulli/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Rënie e dukshme e konsumit të energjisë elektrike në veri të Kosovës pas fillimit të faturimit
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës