LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria pëson në fund humbje nga Sllovakia

Shqipëria pëson në fund humbje nga Sllovakia

Kombëtarja e Shqipërisë U21, ka pësuar humbje 2-3 nga Sllovakia në Tiranë.

Kuqezinjtë dolën të zhgënjyer nga kjo sfidë edhe pse kaluan të parët në epërsi.

Në minutën e 44-të, vendasit ndërtuan një aksion të bukur ku Rey Manaj shënoi për 1-0.


Me epërsinë minimale të Shqipërisë përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Por me të filluar pjesa e dytë Spalek i mysafirëve barazoi rezultatin në 1-1.

Kuqezinjtë u kundërpërgjigjën menjëherë pas pesë minutave, kur Taulant Seferi doli bukur në krah të djathtë dhe u fut në zonë, ku shërbeu sërish për Manajn që shënoi për 2-1.

Ishte minuta e 80-të, kur mysafirët arritën të barazonin rezultatin në 2-2.

Ndërkohë sllovakët golin e fitores e arritën në minutën e 87 me anë të sulmuesit Mraz.

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e ardhshme sërish ndaj sllovakëve, por këtë herë në Sllovaki, më datë 27 Mars. /Telegrafi/