LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në Euro 2012, tashmë realitet?

Shqipëria në Euro 2012, tashmë realitet?

Java që sapo lëmë pas u përcoll nga një heshtje mediatike, e cila nuk ishte parë kurrë më parë para ndonjë ndeshje kualifikuese. Kjo për shkak se përballja ndaj Bjellorusisë në Qemal Stafa ishte vendimtare – ose vazhdon lufta për kualifikim, ose i themi lamtumirë Euro 2012. Fatmirësisht nuk ndodhi kjo e fundit...

Të gjithë të vetdishëm se sfida ndaj Bjellorusisë është kruciale, tifozët, njerëzit tjerë në profesion dhe fëmijët bredhnin rrugëve të Tiranës në një mbrëmje të qetë e të përcjellur nga një erë e lehtë, e cila sa hedhte me një anë fletët e pemëve dhe petalet e luleve, ashtu dhe freskonte faqet kuq e zi të tifozëve shqiptarë.

Para ndeshjes ishte përzgjedhësi i kombëtares tonë, Josip Kuzhe, ai që me anë të një deklarate të tij tentoi t’i qetësonte shqiptarët, duke u garantuar rezultat pozitiv, për më shumë fitoren. Se sa serioz dhe se sa e përgatitur për këtë ndeshje ishte skuadra jonë, flet më shumë fakti se Kuzhe për muaj të tërë analizoi lojën e skuadrës Bjelloruse, e cila kishte ardhur për të shijuar atraksionet turistike të Tiranës dhe jo për të luajtur futboll.


Apo jo…më falni, për ta mësuar lojën e futbollit. Po, e tillë ishte loja e kombëtares tonë. Ishte e jashtëzakonshme, perfide, e pa parë ndonjëherë një lojë e tillë e kombëtares kuq e zi. U ngjallën kujtimet e kualifikimeve për Euro 2004, ajo ndeshje epike ndaj Greqisë…

Fillon sfida dhe të gjithë në stadium janë të qetë, me një dozë të lehtë emocioni në stomak. Ndeshja fillon e bëhet energjike me kalimin e kohës. Tifozët ndizen nga loja ‘par excelence’ e yjeve që shkëlqyen në një natë, ku sigurisht se nuk është ndier mungesa e yjeve. Rast pas rasti, dhe pas golave të anuluar, tifozët prisnin golin e parë. Nuk bëhej fjalë për barazim, por loja e mrekullueshme e kërkoi vet golin.

Dhe…kur këmba e Salihit përgatitej për të goditur, të gjithë në impiant shikojnë të habitur. Vet Hamdiu nuk dëgjon asgjë…vetëm ai dhe portieri. Të gjithë tashmë janë zgjuar në gjysmëkëmbë…shputa e Salihit prek topin, i cili në fluturim e sipër sheh të gjithë tifozët në pritje, zgjohen duart lart dhe po, topi është në rrjetë, 1-0. Ekzalt në Qemal Stafa. Pa dyshim goli më i rëndësishëm në karrierën e Salihit dhe prej më të rëndësishmëve në histori të kombëtares tonë, në mos më i rëndësishmi, por PSE?

Pas ndeshjes rrugëve të Tiranës jehon kënga dhe festa. JO më ndryshe ishte atmosfera në qytetet tjera, as në Kosovë, ku ende ekziston vetëm një përfaqësuese. Edhe në Facebook, shqiptarët shfrytëzuan ‘muret’ e tyre, faqet e fansave, për t’i ‘lyer’ ato kuq e zi dhe për të shprehur besimin për një kualifikim të mundshëm. Telegrafi ju sqaron pse nuk jeni gabim nëse festoni dhe besoni në kualifikim.

Shqipëria aktualisht zë pozitën e tretë në Grupin D, me tetë pikë, po aq sa edhe Bjellorusia. Franca është lidere me 12 pikë, ndërsa nuk duhet ta harrojmë Bosnjën që ka shtatë pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar se tri ekipet e lartpërmendura.

Shqipërisë i kanë mbetur edhe disa ndeshje për t’ua dëshmuar shqiptarëve se jo pa ndonjë arsye janë liberalizuar vizat, në mënyrë që të kenë rastin ta shikojnë kompeticionin që zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni për së afërmi. Dhe që kjo të ndodhë, duhet të presim edhe pesë ndeshje.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e zhvillon ndaj Bosnjës në Zenicë më 7 qershor. Sigurisht, boshnjakët janë favoritë, por nëse shfaqet përkushtimi dhe shpirti sikurse ndaj Bjellorusisë në Qemal Stafa, një barazim në Bosnjë nuk do të ishte thjeshtë teori.

Pas Bonjës tifozët shqiptarë do të kenë rastin të shohin nga afër yjet francezë, por jo shqiptarët në Shqipëri e Kosovë, por ata nga diaspora, pasi sfida pritet të zhvillohet në cilësinë e vendasit por në Zvicër, pasi do të fillojë ndërtimi i stadiumit ultra-modern Qemal Stafa. Në këtë ndeshje një barazim do të ishte rezultat real, por edhe një disfatë do të ishte e pritshme marrë parasysh nivelin e Les Bleus, por kuq e zinjtë duhet të shpresojnë në problemet morale të francezëve.

Nëse ndodh që Shqipëria të nxjerrë dy pikë nga dy ndeshjet e ardhshme, atëherë pse të mos besojmë në kualifikim? Më 6 shtator, katër ditë pas përballjes me Francën, i shkojmë Luksemburgut në transfertë, e cila i nxorri shumë telashe Francës. Këtu mund të llogarisim edhe tri pikë të tjera për kombëtaren, gjithsej pesë pikë nga tri ndeshje.

Më 7 tetor na pret Stade de France. Impiant i vështirë për të nxjerrë diçka, por marrë parasysh edhe njëherë impenjimin ndaj Bjellorusisë, një barazim nuk është tabu.

Finalja e madhe për kombëtaren tonë pritet të jetë ajo e 11 tetorit ndaj Rumanisë. Këtu gjëja negative është se sfida pritet të zhvillohet jashtë vendit, por me angazhim maksimal dhe me synim kualifikimin, një trepikësh do të ishte shumë i mundur. Nëse ndodh që Shqipëria të nxjerrë tetë deri në nëntë pikë nga pesë ndeshjet e mbetura, atëherë në fund, tabela do të dukej kështu:

1. Franca (si fituese e grupit) 20+ pikë.
2. Shqipëria (në play-off) 16+ pikë.
3. Bosnja dhe Hercegovina 15 + pikë.
4. Bjellorusia
5. Rumania
6. Luksemburgu.

Sidoqoftë, kjo mbetet thjeshtë një teori dhe sqarim për të gjithë ata që nuk besojnë në vullnetin, shpirtin dhe zemrën prej luftëtari të një futbollisti shqiptar. Lojtarët e Shqipërisë dhe Josip Kuzhe e kanë në dorë rastin e tyre më të mirë deri tani për t’i dëshmuar botës se kush janë ilirët dhe se edhe shqiptarët i takojnë këtij universi të krijuar në shekullin e 21-të, e ai është universi që ka pushtuar mendjet e njerëzve – futbolli.

Euro 2012 nuk është ëndërr…por realitet!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë:

Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Ndërkombëtare
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Ish-lojtari i Barcelonës tregoi pamjen e këmbës pas një dëmtimi të rëndë, muskujt i kishin humbur plotësisht

Ish-lojtari i Barcelonës tregoi pamjen e këmbës pas një dëmtimi të rëndë, muskujt i kishin humbur plotësisht

Ndërkombëtare
Kalo në kategori