LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria mbyll kufijtë për importin e pulave dhe derrave nga shumë shtete

Shqipëria mbyll kufijtë për importin e pulave dhe derrave nga shumë shtete

Shqipëria ka mbyllur kufijtë për importin e derrave dhe pulave nga shtetet ku është përhapur virusi që po shkakton zhdukjen e kafshëve dhe shpendëve. Në deklaratën për mediat thuhet se deri më tani në Shqipëri nuk janë konstatuar raste.

Shqipëria ka ndaluar importin e derrave dhe pulave nga disa vende që janë të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “gripi i shpendëve”.

Ministria e Bujqësisë deklaron se në Shqipëri deri më tani nuk janë evidentuar raste me këtë sëmundje. Po ashtu sqarohet se nuk ka ndikim në shëndetin e njerëzve, por përhapja e saj ka efekte shkatërruese për popullatën e kafshëve dhe shpendëve, e si rrjedhojë ndikim në ekonomi.


Urdhri është me efekt të përkohshëm dhe me marrjen e masave për parandalimin dhe mbylljen e vatrave të infektuara.

Ndër vendet që ndalohet importi i derrave dhe nënprodukteve përfshihet Kosova, Italia, dhe 17 shtete të tjerë.

Edhe pulat me origjinë nga Danimarka, Franca, Gjermania dhe 13 shtete të tjerë ndalohen të futen në territorin shqiptar.

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave është virus ngjitës që prek llojet e butë dhe të egër , ku shkalla e vdekshmërisë arrin 100%.

Virusi i kësaj sëmundje është shumë rezistent në mjedis duke sjellë edhe përhapje të shpejtë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin botëror pas përhapjes së sëmundjeve në Azi, Evropë dhe Afrikë duke sjellë shkatërrimin më të madh të 20 viteve të fundit në popullatat shtëpiake dhe të egër 20 vitet e fundit.

DERRAT

Kosova

Italia

Letonia

Moldavia

Polonia

Suedia

Ukraina

Estonia

Bosnja

Serbia

Bullgaria

Rumania

Kroacia

Greqia

Gjermania

Hungaria

Sllovakia

Çekia

Maqedonia e Veriut.

PULAT

Danimarka

Franca

Gjermania

Hollanda

Hungaria

Italia

Polonia

Çekia

Belgjika

Bullgaria

Moldavia

Sllovakia

Rumania

Kroacia

Spanja

Portugalia./OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori