LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria luan në udhëtim te Polonia në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024

Shqipëria luan në udhëtim te Polonia në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024

Shqipëria do të nis sot kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë ndodhen në Grupin E, një grup me vetëm pesë skuadra dhe këtë grumbullim do të luajnë vetëm një ndeshje.

Të besuarit e trajnerit brazilian Sylvinho do të nisin këtë cikël kualifikues në udhëtim te Polonia e cila tanimë ka pësuar humbjen e parë, pasi është mposhtur nga Republika Çeke me rezultat 3:1.


Polakët do të tentojnë të marrin fitoren e parë, por përballë kanë një Shqipëri që ka punuar tani e një javë dhe të janë të motivuar për mos tu mposhtur.

Të gjithë në kampin kuqezi kanë bërë të qartë se duan ta nisin me rezultat pozitivë këtë kampanjë kualifikuese pasi qëllimi është i qartë, kualifikimi për në ‘Euro 2024’.

Dy ekipet përfaqësuese kanë nëntë duele ndërmjet vete deri më tani, ku polakët kanë bilanc shumë më të mirë me tetë fitore dhe vetëm një ndeshje që ka përfunduar baras në vitin e largët 1971.

Polonia dhe Shqipëria takohen në stadiumin PGE Narodowy në Varashavë me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori