Për vitin 2023, Shqipëria renditet e treta në Evropë pas Rusisë dhe Serbisë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në raport me të ardhurat, sipas të dhënave të Numbeo-s, njësia më e madhe globale e të dhënave.
Indeksi për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti që matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave, për Shqipërinë është 15,7, nga 14.1 që ishte një vit më parë.
Kjo nënkupton që një familje shqiptare i duhen rreth 16 vite të ardhura për të blerë një apartament. Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familjeje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet.
Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë familjet për të blerë një shtëpi. Për Rusinë që vlerësohet si shteti më i shtrenjtë për çmimet e apartamenteve, një familje i duhen 16,3 vite të ardhura, ndërsa Serbia që klasifikohet e dyta një familje i duhen 15,9 vite.
Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë renditet Mali i Zi. Indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti në këtë shtet është 13,1, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është 13,2 dhe në Kosovë është rritur duke arritur në 14,1 vite.
Për 2022 sipas të dhënave të Numbeo-s shteti me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve ishte klasifikuar Bjellorusia e ndjekur nga Serbia dhe Mali i zi.
Shqipëria renditej e 5-ta pas Rusisë me 14,1 vite u është dashur shqiptarëve për blerjen e një apartamenti.
Në raport me rajonin indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti në Shqipëri ishte më lart se Kosova që në 2022 ishte 10,9 dhe në Maqedoninë e Veriut 12,5 vite. Ndërsa Serbia dhe Mali i Zi u pozicionuan ndër 3 vendet më çmimet më të shtrenjta. Çmimet e apartamenteve në kryeqytet për vitin 2022 sipas agjencive imobiliare në vijën e verdhë të ndërtimit u shitën mbi 1,000 euro për metër katror.
Sa u rritën çmimet në Tiranë?
Sipas Numbeo, të matura sipas fuqisë blerëse, një apartament në Tiranë është më i shtrenjtë se Mynihu i Gjermanisë, Roma e Italisë, Londrës në Mbretërinë e Bashkuar etj.
Çmimet në disa zona të kryeqytetit pësuan rritje të fortë, siç është zona e ish -Bllokut ku çmimet maksimale të apartamenteve arritën 3500 deri 5,000 euro për metër katror.
Në zonë Komunës së Parisit çmimet maksimale arritën 2,300 euro nga 1,700 -1,800 euro që ishin më parë.
Rritje të çmimeve pati edhe në zonat perifikerike si ish Kinostudio ku çmimet e apartamenteve nga 900 euro arritën në 1,100 euro apo në Astir ku çmimi maksimal arriti 900 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës