LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, mbi 19 mijë biznese të reja në 2017-n

Shqipëri, mbi 19 mijë biznese të reja në 2017-n

Përmirësimi i klimës për të bërë biznesi në Shqipëri, përveçse është konfirmuar në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare, po mbështetet edhe nga shifrat e ndërmarrjeve të reja të hapura me kapital shqiptar apo të huaj.

Ervina Qendro, specialiste pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, (QKB) thotë për ATSH-në se më shumë se 19 mijë biznese të reja u regjistruan gjatë vitit 2017, ndër të cilat 1292 janë ndërmarrje të me kapital 100% të huaj.

Ndërmarrje me kapital të përbashkët (shqiptare dhe të huaja) të regjistruara të reja gjatë 2017-s numërohen rreth 300, theksoi Qendro.


Sipas Qendros, gjatë vitit që lamë pas u çregjistruan rreth 5 mijë biznese, çka do të thotë që kemi një efekt neto prej 14 mijë biznesesh që futen në regjistrin e bizneseve.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi në muajin dhjetor konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe në raportin e publikuar nënvizohet se ekonomia e Shqipërisë vazhdon të forcohet duke përfituar nga kërkesa e brendshme në rritje, investimet e huaja të drejtpërdrejta të mëdha e të lidhura më energjinë dhe një përmirësim në marrëdhëniet me partnerët kyç tregtar të BE-së.

Ndërsa gjatë takimit të nënkomitetit të 9-të mbi tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë që u zhvillua më 18 janar në Bruksel, përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori