Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se nga janari i këtij viti, 22 persona kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme komunikacioni në rrugët e Kosovës. nga shqiptimi i gjobave në komunikacion në vitin 2018 janë arkëtuar 8,427,711.59 euro, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.
Policia e Kosovës bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndërmarr disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut, siç janë respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënia e rripit të sigurisë dhe masa të tjera, njofton Telegrafi.
Sipas policisë, në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushëveprimin policor.
Policia njofton se gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsejtë 400,095 kundërvajtje në trafikun rrugor; 6,485 shoferëve ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, janë regjistruar 170,400 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë, 1,824 kundërvajtje për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit), 11,883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit.
Ndërsa, nga shqiptimi i gjobave në komunikacion në vitin 2018 janë arkëtuar 8,427,711.59 euro, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.
“Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga Janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prapë mbetet shqetësim i madh”, thuhet në raport.
“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaçërisht i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”.
Policia e Kosovës në kuadër të fushveprimit të saj ligjor që ka do të aplikojë masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

“Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari”, Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?