LAJMI I FUNDIT:

Shpifja që i dha fund karrierës së Mauro Icardit te Interi

Shpifja që i dha fund karrierës së Mauro Icardit te Interi

Paparaci Fabrizio Corona, që pretendoi se do të hapte një skandal bastesh në Serie A, është shpallur fajtor për shpifje për një histori të rreme që i dha fund karrierës së Mauro Icardit në Inter.

Kjo nuk është hera e parë që Corona është në telashe me ligjin, pasi ai kaloi kohë në burg në përpjekje për të shantazhuar klubet dhe lojtarët me fotografi të tyre jashtë fushës.

Ai shkoi shumë larg në shkurt 2019 në faqen e tij të internetit “King Corona Magazine”, kur ai pretendoi se gruaja e Icardit, Wanda Nara, kishte një lidhje me shokun e tij të atëhershëm të Interit, Marcelo Brozovic.


Madje kishte edhe një audio të rreme që bënte xhiron e mediave sociale që supozohej se ishte e Wanda dhe Brozovic së bashku.

Në vitin 2022, Wanda Nara u shfaq në gjykatë për të shpjeguar se historia kishte prishur raportin mes Icardit dhe Interit, duke promovuar transferimin e sulmuesit te PSG në verën e 2019-ës.

“Mauro u detyrua të ndryshonte ekip, Interi i tha atij se duhej të merrte një agjent të ri, se ai nuk mund të vazhdonte më me gruan e tij si agjente të tij”, kishte thënë ajo.

Corona u shpall sot fajtor për shpifje dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 1,500 euro, plus nga 7,500 euro Icardin dhe Wandan, ndërsa Brozovic mori 5,000 euro dëmshpërblim.

Nuk ka mbaruar me kaq, pasi Wanda Nara dhe Mauro Icardi (i cili tani luan për Galatasaray) do ta dërgojnë Coronan në gjykatë me një padi civile. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori