13 persona janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga shpërthimi që ndodhi të martën në Ferizaj, ndërsa pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në Repartin Intensiv të martën kanë pranuar pesë pacientë të cilët janë në gjendje më të rëndë.
Ai tha se shkalla e djegies së sipërfaqes trupore është nga 35 deri në 50 për qind të cilët hyjnë në radhën e pacientëve mjaft të rrezikuar, e sa i përket moshës së tyre ai tha se janë nga 20 deri në 45 vjeç.
“Në Mjekimin Intensiv Qendror dje kemi pranuar pesë pacientë të cilët kanë qenë me lëndime më të rënda nga shpërthimi në Ferizaj. Këta pacientë pas tretmanit që kanë marr në sallën operative të qendrës Emergjente po vazhdojnë të trajtohen në njësinë e mjekimit intensivë qendrore. Mosha e tyre sillet nga 20 deri 45 vjeçare, shkalla e djegies së sipërfaqes trupore është nga 35 deri 50 për qind. Hyjnë në radhën e pacientëve të cilët janë mjaft të rrezikuar”, ka thënë Uka.
Ndërsa, për sa i përket gjendjes shëndetësorë të pacientëve të tjerë të shtruar në QKUK, Uka tha se gjendja e tyre është më stabile.
“Një pacient është në Njësinë e Mjekimit Intensivë në Kardiokirurgji për shkak të mungesës së vendit këtu që kemi poshtë. Dhe shtatë pacientë të tjerë janë të sistemuar në repartin e Kirurgjisë Plastike. Pacientët të cilët janë të sistemuar në Qendrën e Kirurgjisë plastike gjendja e tyre është stabile dhe më e lehtë se e këtyre pacientëve të cilët i kemi në mjekimin intensiv”.
Ndryshe, të martën nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, 42 persona morën lëndime trupore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova