Javën që lamë pas vendi është përballur me një shpërthim të fuqishëm në Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar më shumë se 40 persona, gjashtë nga të cilët tashmë janë dërguar për trajtim jashtë shtetit.
Javën e kaluar po ashtu janë shënuar disa ngjarje me rëndësi për vendin. Kuvendi i Kosovës vendosur se Forca e Sigurisë së Kosovës mund shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit, ndërsa pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese është vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 14 shkurt.
Po ashtu, javën e kaluar Vjosa Osmani dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë deklaruar rreth kthimit të mundshëm të Osmanit në LDK.
Vendi nga e premtja është përballur edhe me të reshura të vazhdueshme të shiut, ku si rrjedhojë ka pasur vërshime në disa pjesë të Kosovës.
Osmani: Të largohet kryesia aktuale e LDK-së, që të flasim për kthimin tim
Të hënën, më 4 janar ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka komentuar iniciativën e saj të re dhe njerëzit që pritet t’i bashkohen.
Ajo ka folur edhe rreth kthimit të mundshëm të saj në LDK.
“Njerëzve të LDK-së që besojnë që vlera dhe potenciali i tyre nuk lejojnë që votat dhe besimi i tyre me u keqpërdor e kanë derën të hapur”, ishte shprehur Osmani.
“Le të largohet kryesia e re e LDK-së, e le të vijmë të flasim për mundësinë e kthimit në LDK”, shtoi Osmani e pyetur nëse do të kthehej në LDK nëse largohet kryesia e kësaj partie.
Mustafa ironizon me deklaratën e Osmanit për kthimin e mundshëm në LDK: Dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë
Një ditë më pas, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar me deklaratën e Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit u deklarua për një kthim të mundshëm në LDK nëse nga kjo parti do të largohej kryesia aktuale.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar.
“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj, çfarë kujt i bie ndërmend të deklarojë. Mund t’i bie ndërmend dikujt nga ne të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, në qoftë së tërhiqet Elizabeta”, ka thënë Mustafa.
Kosova siguron mijëra vaksina antiCOVID nga Pfizer
Të martën, më 5 janar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.
Së fundi, ai ka deklaruar ka arritur të sigurojë 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID. “Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Shpërthim i fuqishëm në një lokal Ferizaj, lëndohen 42 persona
Të martën, më 5 janar nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi në një lokal në Ferizaj janë lënduar 42 persona.
Nga personat e lënduar, gjashtë prej tyre që kanë pasur shkallë të lartë të djegies janë dërguar për shërim jashtë vendit. Katër janë dërguar në Turqi, ndërsa dy të tjerë në Austri.
Ndërkaq, dhjetë pacientë të cilët pësuan djegie të mëdha janë duke u trajtuar për momentin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare, gjendja e të cilëve është stabile.
Kështu ishte shprehur për Telegrafin, drejtori i kësaj klinike, Zejn Buja.
Ndërkaq, 13 persona tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga shpërthimi që ndodhi të martën në Ferizaj.
Drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka në një prononcim për Telegrafin kishte thënë se në Repartin Intensiv pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndërsa, për sa i përket gjendjes shëndetësorë të pacientëve të tjerë të shtruar në QKUK, Uka tha se gjendja e tyre është më stabile.
Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit
Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Të gjitha grupet parlamentare fillimisht u shprehen pro këtij vendimi, teksa kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin dhe përkrahjen për FSK-në.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ishte shprehur se dërgimi i Kontingjentit të FSK-së në Ajoa është konfirmim i rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.
Tutje, ai tha se po bëhet realitet ëndrra e kahershme e brezave të tërë në Kosovë.
Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për votimin e Qeverisë Hoti, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve
Më 6 janar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.
Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur më 3 qershor 2020, nuk ishte në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [zgjedhja e qeverisë] të Kushtetutës sepse qeveria nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.
Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, më 14 shkurt zgjedhjet parlamentare
Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Kushtetueses, ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”.
Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
KQZ vendos që fushata zgjedhore të jetë nga 3 deri më 12 shkurt
Të enjten, më 7 janar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata zgjedhore për partitë politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të zgjasë 10 ditë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se fushata zgjedhore do të nisë nga data 3 shkurt e do të zgjasë deri më 12 shkurt.
Gjithashtu, në mbledhjen e KQZ-së është vendosur që certifikimi i partive politike të fillojë nga data 8 janar deri më 21 janar. Kurse, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021.
Ndërsa periudha e votimit me postë fillon nga 2 shkurti dhe përfundon 24 orë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Vërshime në disa pjesë të Kosovës nga reshjet e dendura të shiut
Reshjet e mëdha të shiut gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së premtes kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë komunën e Malishevës, disa fshatra përreth saj, fshatin Poklek të Drenasit, Rahovec, Gjakovë etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Lutfiu: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian