LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë

Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjet shpërthyes komuna në Veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Më datën 26.06.2023, në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës.


Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, tha Kelani.

Ai tha se nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
​A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

​A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

Lajme
Kalo në kategori