Roma ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Monzës me një gol të Stephan El Shaarawyt në minutën e fundit.

Sulmuesi italian shpërtheu në festë, por derdhi edhe lot kur po festonte golin për tre pikët.


Ai gjatë javës së kaluar u akuzua nga Fabrizio Corona se është i përfshirë në skandalin e basteve, por sulmuesi italian ka paditur paparacin e famshëm për shpifje.

naom 653520a49283f

30-vjeçari ka dhënë një nga intervistat më emocionuese ndonjëherë pikërisht pas akuzave që kishte marrë nga Corona dhe për lotët e derdhur në Olimpico.

“Si mund të mendoni se nuk e respektoj futbollin kur përjeton gjithë këto emocione. Mendoj se është një nga emocionet më të mira dhe të shkosh te Curva Sud dhe të gëzohesh me fansat e tu".

"Gjithmonë dhe vetëm kam menduar për këtë dhe kjo është një prizë për të gjithë periudhën. Jam i lumtur dhe shumë i lumtur për këtë gol dhe fitoren”, tha El Shaarawy.

Tutje sulmuesi italian foli edhe për akuzat që mori nga Fabrzio Corona.

Stephan El Shaarawy1 2

"Ndihem 100 për qind me ndërgjegje të pastër dhe më dhemb kur thuhen gjëra të pavërteta. Isha i mbushur dhe shpërtheva në lot fal edhe golit që ishte shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur", deklaroi sulmuesi italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app