Shpërfillje e kërkesave të të rinjve në Maqedoni nga partitë politike

Të rinjtë në Maqedoni thonë se partitë politike nuk po i përfillin kërkesat e tyre në fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor.
Ndërkohë që përfaqësuesit e partive politike, që garojnë në zgjedhjet vendore, thonë se gjatë ditëve në vijim do të shpalosin ofertat konkrete për të ardhmen e të rinjve.
Megjithëse, shprehin pakënaqësi me trajtimin e kërkesave të tyre, shumë të rinj përgëzojnë partitë politike që në listat për këshilltarë komunalë kanë lënë hapësirë për të rinjtë të cilët janë dëshmuar me profesione të caktuara.
Sidoqoftë, shumë të rinj thonë se kandidatët që garojnë në zgjedhje për të parin e komunës, në vend se në fokus në kenë politika të mëdha, siç është integrimi, ata duhet të fokusohen në krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë në vendbanimet ku jetojnë si dhe kërkojnë oferta konkrete që do t’u mundësonte një jetë dinjitoze, të pavarur nga prindërit duke pas një punë të përhershme.
“Mund të them se rinia nuk disponon as me kushtet elementare për t’u zhvilluar. Po filloj nga komuna unë në të cilën jetoj (Çairi i Shkupit) ku mungon një qendër rinore dhe ku çdo i ri i cili ka ndonjë iniciativë konkrete në mungesë të kësaj qendre duhet të drejtohet në ndonjë fondacion ose me forca të tjera ashtu siç di, ta realizojë atë ide, do ë thotë nuk ka një derë të caktua ku ne do të mund të grumbullohemi dhe të realizojmë ato ide”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arlinda Baftiu aktiviste për të drejtat e të rinjve.
“Gjithashtu edhe mungesa e një librarie të mirëfilltë është problem relevant sepse iniciativat individuale private si të tilla nuk mund tu shërbejnë plotësisht nevojave tona. Këto janë vetëm një pjesë e kërkesave tona”, thekson ajo.
Ndërkaq, Majlinda Çilafi studente në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shkupit thotë se kandidatët që garojnë në këto zgjedhje duhet të fokusohen në projekte konkrete për të rinjtë.
“Një nga prioritet kryesore që duhet të kenë partitë politike në Maqedoni duhet të jenë kërkesat e të rinjve. Ka mungesa të shumta sa i përket rekreacionit të të rinjve. Mungojnë iniciativat për të stimuluar të rinjtë që të shfrytëzojnë potencialin e tyre”.
“Me sa duket edhe në këtë fushatë zgjedhore të rinjtë janë lënë pas dore nga ana e politikëbërësve”, thotë Çilafi.
Përderisa Ylber Gashi, kryetar i Unionit të nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme në Maqedoni, një pjesë e maturantëve të cilët për herë të parë do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës, thotë se drejtuesit e komunave duhet të angazhohen që të krijojnë kushte të barabarta për të gjithë të rinjtë pavarësisht se jetojnë në komunat me shumicë shqiptare apo ata maqedonase.
“Po është e vërtetë se ekziston diskriminimi. Shkollat maqedonase ku ndjekin mësimin të rinjtë maqedonas kanë më shumë kushte, përderisa tek shkollat me mësim në gjuhën shqipe mungojnë gjërat elementare në dëm të nxënies së mësimdhënës”, thotë Gashi.
Ndryshe, Musa Lamallari nga diaspora shqiptare e Maqedonisë thotë se mungesa e platformave konkrete të partive politike, me theks atyre shqiptare për t’u kushtuar një vëmendje të merituar të ardhmes së të rinjve, ka bërë që ata të shkëlqejnë me suksese jashtë Maqedonisë.
“Për momentin unë nuk shoh se të rinjtë kanë qasje për të vepruar si faktor i rëndësishëm në kuadër të partive politike”.
“Nuk ka një program të qartë që do t’u ofrohej të rinjve shqiptarë. Për këtë problem partitë politike duhet të ulen të gjitha së bashku dhe të bisedojnë se si tu jepet më shumë hapësirë të rinjve”, thotë Llamallari.
Përfaqësuesit e organizatave për të rinjtë thonë se një nga problemet kryesore që i detyron të rinjtë të largohen nga Maqedonia është se partitë politike i kanë robëruar institucionet dhe të rinjtë i trajtojnë si makineri votuese dhe jo si potencial i rëndësishëm që vë në lëvizje proceset në shoqëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?