Viti 2018 mund të konsiderohet si viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, ku të huajt “zbuluan” vendin e shqiponjave, vetë shqiptarët kanë preferuar që t’i shpenzojnë jashtë paratë e tyre.
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit në 2018-n arritën në 1.42 miliardë euro, duke u rritur me 13% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i regjistruar i shpenzimeve jashtë vendit, që pas viteve ’90.
Në të kundërt, të huajt kanë sjellë më shumë para në Shqipëri në udhëtimet e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vinë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.
Bilanci neto mbetet pozitiv për Shqipërinë, me 430 milionë euro, që është diferenca mes parave që sollën turistët dhe atyre që shqiptarët shpenzuan jashtë.
Por, teksa shpenzimet e shqiptarëve jashtë u rritën me ritme më të larta sesa hyrja e të ardhurave nga të huajt, bilanci neto u përkeqësua me 3.4% në raport me vitin e mëparshëm. Kjo është hera e parë në 5 vitet e fundit, që bilanci i udhëtimeve përkeqësohet, teksa që pas vitit 2013, ai kishte shënuar një përmirësim të ndjeshëm.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, Shqipërinë e vizituan në 2018-n një numër rekord prej 5.93 milionë të huaj, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për tranzit.
Më shumë se një e treta e turistëve që erdhën në Shqipëri në 2018-n ishin nga Kosova, me 35% të totalit. Më pas renditen maqedonasit me 11.4%, grekët (9.3%), italianët (7.3%), malazezët (6%).
Gjatë vitit të kaluar u shënuar një rritje e ndjeshme e turistëve nga Polonia me 35%, por që gjithsesi përbënin vetëm 2.5% të totalit të të huajve që vizituan vendin tonë.
Edhe në kahun tjetër, atë të daljes së shqiptarëve nga vendi, shifrat kanë shënuar rekord në 2018-n. Në total u shënuan 5.4 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, me një rritje prej 4.4% në raport me vitin e mëparshëm.
Që nga viti 2010, shqiptarët kanë pasur mundësi të lëvizin pa viza në Europë, por sidomos që prej 2013-s shihet se daljet jashtë vendit kanë qenë më të shpeshta, periudhë që përkon dhe me rritjen e kërkesave për azil në BE, që kulmuan në 2016-n, me rreth 69 mijë kërkesa, ndërsa gjatë periudhës 2011-2018, kërkesat për azil në total ishin rreth 190 mijë./Monitor/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!