LAJMI I FUNDIT:

Shpella e Gadimes, pa mbështetje financiare (Video)

Shpella e Gadimes, pa mbështetje financiare (Video)

Kosova me veçoritë e saj çdo ditë e më shumë po zgjon interesimin e vizitorëve të huaj.

Shpella e Gadimes është një ndër atraksionet natyrore e cila me ndihmën e Ambasadës franceze ka marrë një dimension tjetër nga ajo që kishte dikur.

Përpos kësaj ndihme, Ambasada e Francës ka kontribuar edhe në restaurimin e kësaj hapësire rekreative për vizitorët.


Ilir Morina, kryeshef i Agjensionit për mjedis hapësinorë, ka deklaruar për Tribuna Channel se kjo shpellë përpos vështirësive që dikur kishte me çështjen e pronësisë, tani ka problem me financa.